Një grua e moshës së rë (1994), e cila u plagos pas një debati me një burrë (1972) në kabinën e pagesës së Preshevës, është pranuar në Qendrën Emergjente të Vranjës.
Nga Qendra Shëndetësore thanë se mjekët po luftojnë për jetën e saj, por se diagnoza është në vazhdim dhe është herët për të bërë ndonjë parashikim.
Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një grua më të re nga territori i Serbisë, ndërsa është qëlluar nga një i moshuar , shtetas i Maqedonisë së Veriut, me kombësi shqiptare, mëson “Novosti”.
Hetimet në vendngjarje janë duke vazhduar./LUGINALAJMI/