Në garat rajonale të mbajtura në Vranjë, dy nxënëset shqiptare Olta Ahmeti dhe Valëza Islami kanë nxën vendin e dytë, respektivisht të tretin.
Me ketë rast, shkolla fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, përmes një postimi në faqen zyrtare, ka njoftuar për rezultatin e arritur të dy semi-maturave dhe ka bërë të ditur se Olta dhe Valëza janë kualifikuar në garat republikane për gjuhë angleze.
Sukseset e dy nxënësve të klasës së VIII, po vlerësohen si krenaria e madhe e Bujanocit, por njëkohëaisht po vlerësohet edhe puna e profesoreshës së gjuhës angleze, Pajtime Ismaili, pa angazhimin e së cilës vështirë që ky sukses do të arrihej./LUGINALAJMI/