• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Luftiu akuzon Pajazitin për tradhëti kombëtare pas protestave në Bujanoc – ja çka shkruan

25 Nëntor, 2024
in Lajme, Lugina
Luftiu akuzon Pajazitin për tradhëti kombëtare pas protestave në Bujanoc – ja çka shkruan
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka akuzuar kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arber Pajaziti, për tradhëti kombëtare. Lutfiu ka bërë këtë akuzë përmes një postimi në Facebook, duke e cilësuar si shqetësuese një shkresë që Pajaziti, sipas tij, ia ka dërguar disa ambasadave të huaja në Beograd pas zhvillimit të protestave të fundit në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Në këtë letër, siç shkruan Lutfiu, Pajaziti ka pretenduar se janë disa grupe të caktuara politike shqiptare po përpiqen të destabilizojnë raportet ndëretnike në Komunën e Bujanocit. Ai ka shtuar se këto grupe, sipas tij, po bashkëpunojnë me struktura të ndryshme të rajonit dhe po tentojnë të sjellin zhvillime të ngjashme me ato që po ndodhin në shtetet fqinje.

Në reagimin e tij, Lutfiu ka dënuar ashpër këtë deklaratë, duke e quajtur të pavërtetë dhe të dëmshme. Ai ka theksuar se Pajaziti, në këtë mënyrë, po akuzon organizatorët e protestës “Për Identitet dhe Dinjitet” si pjesë të një komploti të orkestruar nga jashtë, duke lidhur aktivitetet e tyre me struktura të huaja. Sipas Lutfiut, ky akt është një formë tradhëtie ndaj popullit shqiptar, duke cënuar imazhin dhe interesat e shqiptarëve në këtë rajon.

“Akuzat e tij janë plot shpifje dhe, nëse janë të vërteta, ato mund të rrezikojnë jetën e njerëzve që janë angazhuar për të drejtat dhe dinjitetin e shqiptarëve,” ka thënë Lutfiu. Ai ka paralajmëruar se do të dërgojë një shkresë të veçantë drejtuar kryetarit Pajaziti për të kërkuar sqarime mbi këtë çështje dhe ka theksuar se do të vazhdojë të kërkojë zbardhjen e këtij rasti deri në fund.

Ky reagim vjen pas protestave të organizuara në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë të cilat kërkonin të drejta të barabarta për shqiptarët e kësaj treve që kundërshtuan diskriminimin që po përjetojnë nga shteti serb. Protestat janë mbajtur me moton “Për Identitet dhe Dinjitet”, ndërsa organizatorët kanë shprehur shqetësim se ata po përballen me sulme politike dhe përpjekje për t’i diskredituar në nivel ndërkombëtar./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
7:16 am, 12 Korrik, 2025
temperature icon 18°C
re të shpërndara
Humidity 59 %
Pressure 1016 mb
Wind 2 mph
Wind Gust: 3 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:06 am
Sunset: 8:10 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Srebrenica, tri dekada pas gjenocidit: Kujtesë për viktimat dhe thirrje për drejtësi

Srebrenica, 30 vjet më pas: Zëri i viktimave sfidon harresën

11 Korrik, 2025
Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për shkollën e muzikës dhe muzeun e Preshevës

Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për shkollën e muzikës dhe muzeun e Preshevës

10 Korrik, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET