• IMPRESUM
  • RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Drejtorët e rizgjedhur të ndërmarrjeve publike nuk marrin pjesë në seancë, këshilltari Salihi reagon ashpër: “Neglizhencë e injorim, papërgjegjësi totale!”

6 Mars, 2025
in Lajme, Lugina
Salihi kundërshton Pajazitin: Pa kushte për të drejtat e shqiptarëve, por kërkon ndihmë ndërkombëtare
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Më 5 mars 2025, u zhvillua seanca e dytë e Kuvendit Komunal të Bujanocit, ku një nga pikat kryesore të rendit të ditës ishte vazhdimi i mandatit të ushtruesve të detyrës së drejtorëve të ndërmarrjeve publike. Kështu, u vendos që mandatet e drejtorëve të rinj të ndërmarrjeve, si Biblioteka e Qytetit, Enti i Farmacisë, Shtëpia e Kulturës, Agjencia Turistike dhe Qendra Sportive, të zgjaten për një periudhë tjetër prej gjashtë muajsh.

Megjithatë, një shqetësim i madh ka lindur nga mungesa e drejtorëve të këtyre ndërmarrjeve, të cilët nuk ishin të pranishëm në seancë. Nuk dihet me siguri nëse ata ishin të ftuar për të marrë pjesë, por mungesa e tyre ka shkaktuar reagime të forta. Këshilltari Rahim Salihi nga Partia për Veprim Demokratik ka reaguar ashpër, duke e cilësuar këtë mungesë si “neglizhencë dhe papërgjegjshmëri totale.”

Në një postim në Facebook, Salihi ka shkruar: “Drejtorët e ndërmarrjeve publike të Bujanocit injoruan Kuvendin Komunal – nuk morën pjesë asnjëri prej tyre në seancën ku vetë ata u zgjodhën drejtorë. Kjo është një mungesë e theksuar përgjegjësie. Ata nuk panë të arsyeshme të marrin pjesë dhe të informojnë qytetarët për punën e tyre, çfarë kanë arritur gjatë 6 muajve të fundit dhe çfarë do të bëjnë në të ardhmen.”

Salihi ka theksuar se seanca ishte thirrur për të trajtuar çështjen e vazhdimit të mandateve të drejtorëve, por kjo ka reflektuar një mungesë të theksuar të transparencës dhe përgjegjësisë nga ana e qeverisjes lokale. Ai e ka cilësuar këtë si dëshmi të një qeverisjeje të fokusuar vetëm në interesat e ngushta klanore, duke lënë qytetarët pa informacion të mjaftueshëm për punën e institucioneve të tyre.

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
4:45 am, 10 Maj, 2026
10°C
i vrenjtur
93 %
1017 mb
3 mph
Wind Gust: 3 mph
Clouds: 56%
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:16 am
Sunset: 7:41 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Kurti në takim me Kaja Kallas: Në fokus edhe shqetësimet e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Kurti në takim me Kaja Kallas: Në fokus edhe shqetësimet e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

6 Maj, 2026
Talenti nga Presheva, Ajan Hajrullahu, fiton medalje në Olimpiadën Europiane të Matematikës (FOTO)

Talenti nga Presheva, Ajan Hajrullahu, fiton medalje në Olimpiadën Europiane të Matematikës (FOTO)

30 Prill, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM