• IMPRESUM
  • RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

BL e Tërnocit kundërshton akuzat e Millivojeviqit: Etiketime kriminalizuese dhe fyerëse ndaj shqiptarëve

19 Mars, 2025
in Lajme, Lugina
BL e Tërnocit kundërshton akuzat e Millivojeviqit: Etiketime kriminalizuese dhe fyerëse ndaj shqiptarëve
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

-Foto ilustrim-

Bashkësia Lokale e Tërnocit ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Kryetarit të Partisë Demokratike (DS), Srđan Milivojević (Sërgjan Millivojeviq), i cili në një prononcim publik lidhur me ngjarjet e 15 marsit në Beograd, akuzoi shqiptarët nga Tërnoci i Madh për përfshirje në organizatat kriminale dhe trafikun e drogës.

Në një reagim të shpërndarë për mediat, Bashkësia Lokale e Tërnocit ka shprehur indinjatën e thellë për deklaratat e Millivojeviq, duke i cilësuar ato si një fushatë të papërgjegjshme dhe kriminalizuese ndaj shqiptarëve të këtij komuniteti. Ata theksojnë se etiketimi i shqiptarëve të Tërnocit si “tregtarë droge” është një vazhdim i retorikës së vjetër, që synon të krijojë paragjykime dhe të nxisë urrejtje mes grupeve etnike.

“Ky diskurs i rrezikshëm është një vazhdim i narrativave të vjetra, të ndërtuara mbi paragjykime, urrejtje dhe qëllime për të kriminalizuar shqiptarët në Luginën e Preshevës,” thuhet në reagimin e Bashkësisë Lokale. Ata gjithashtu nënvizojnë se ky sulm i drejtohet jo vetëm shqiptarëve të Tërnocit, por gjithashtu dhe komunitetit shqiptar në përgjithësi, i cili ka përjetuar fushata stigmatizuese gjatë viteve.

Bashkësia Lokale i ka kërkuar Millivojeviq të tërheqë menjëherë deklaratat e tij dhe të kërkojë një falje publike për fyerjet dhe shpifjet ndaj shqiptarëve të Tërnocit. Ata gjithashtu kanë kërkuar nga institucionet shtetërore dhe faktori ndërkombëtar të reagojnë ndaj këtij lloj diskursi urrejtës, i cili, sipas tyre, mund të thellojë ndarjet dhe tensionet etnike në rajon.

“Shqiptarët e Tërnocit janë qytetarë të ndershëm dhe të barabartë, që kontribuojnë për të ardhmen e këtij vendi. Nuk do të lejojmë që, përmes gjuhës së urrejtjes, dikush të përpiqet të njollosë imazhin tonë dhe të na kthejë në shënjestër të stigmatizimit dhe paragjykimit,” përfundon reagimi i Bashkësisë Lokale të Tërnocit./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
4:47 am, 10 Maj, 2026
10°C
i vrenjtur
93 %
1017 mb
3 mph
Wind Gust: 3 mph
Clouds: 56%
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:16 am
Sunset: 7:41 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Kurti në takim me Kaja Kallas: Në fokus edhe shqetësimet e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Kurti në takim me Kaja Kallas: Në fokus edhe shqetësimet e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

6 Maj, 2026
Talenti nga Presheva, Ajan Hajrullahu, fiton medalje në Olimpiadën Europiane të Matematikës (FOTO)

Talenti nga Presheva, Ajan Hajrullahu, fiton medalje në Olimpiadën Europiane të Matematikës (FOTO)

30 Prill, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM