• IMPRESUM
  • RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Presheva përparon me projekte të reja zhvillimore: Raporti i Zyres për zhvillim ekonomik flet mbi investimet dhe iniciativat e deri tanishme

3 Prill, 2025
in Lajme, Lugina
Sinani: Ndalesa e vizitës së Sveçlës në Luginë e dëshmon se Serbia s’do normalizim me Kosovën
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal në Komunën e Preshevës ka shënuar një periudhë dinamike pune nga gushti i vitit 2024 deri në prill të vitit 2025. Në raportin e tij të punës Blerim Mehmeti, përgjegjës i Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal në Komunën e Preshevës, ka prezantuar një sërë projektesh dhe investimesh që synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik në rajon. 

Gjatë kësaj periudhe, janë identifikuar nevojat kyçe të komunës, janë hartuar projekte dhe janë aplikuar për fonde në ministri dhe institucione vendore e ndërkombëtare. Këto projekte përfshijnë renovimin e institucioneve arsimore, përmirësimin e infrastrukturës rrugore, mbështetjen e sipërmarrësve dhe avancimin e shërbimeve kulturore.

Disa nga projektet kryesore të dorëzuara për financim përfshijnë renovimin e entit parashkollor “8 Marsi”, sanimin e deponive të egra, vendosjen e barit artificial në stadiumin e qytetit dhe rekonstruimin e Shkollës Fillore “9 Maji” në fshatin Sllavujevc. Disa prej tyre tashmë janë miratuar, ndërsa të tjerët janë në pritje të përgjigjeve nga institucionet përkatëse.

Përveç aplikimeve për projekte infrastrukturore, Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal ka ofruar ndihmë për sipërmarrësit, veçanërisht për gratë sipërmarrëse përmes programit START-UP, si dhe ka organizuar Panairin e Parë të Librit Shqiptar në Preshevë.

Puna e kësaj zyre nuk ndalet me kaq. Në ditët në vazhdim, pritet të dorëzohen dy projekte të reja: sanimi i një deponie të egër afër fshatit Miratoc dhe një projekt për zhvillimin e aktiviteteve kulturore në fshatra.

Përmes këtyre përpjekjeve, Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal konfirmon përkushtimin e saj për të sjellë investime të reja dhe për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm të Preshevës.

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
3:55 am, 10 Maj, 2026
11°C
re të shpërndara
93 %
1018 mb
4 mph
Wind Gust: 4 mph
Clouds: 45%
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:16 am
Sunset: 7:41 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Kurti në takim me Kaja Kallas: Në fokus edhe shqetësimet e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Kurti në takim me Kaja Kallas: Në fokus edhe shqetësimet e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

6 Maj, 2026
Talenti nga Presheva, Ajan Hajrullahu, fiton medalje në Olimpiadën Europiane të Matematikës (FOTO)

Talenti nga Presheva, Ajan Hajrullahu, fiton medalje në Olimpiadën Europiane të Matematikës (FOTO)

30 Prill, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM