• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Këshilltari Salihi kritikon qeverisjen lokale në Bujanoc: “Kriza politike dhe mungesë transparence në punësimin e 6 punëtorëve të rinj me vendime të përhershme”

29 Prill, 2025
in Lajme, Lugina
Salihi kundërshton Pajazitin: Pa kushte për të drejtat e shqiptarëve, por kërkon ndihmë ndërkombëtare
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Këshilltari opozitar nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Rahim Salihi, ka dalë me kritika të ashpra ndaj qeverisjes lokale në Bujanoc, duke e akuzuar koalicionin aktual për mungesë transparence dhe për thellimin e krizës politike mes partive në pushtet.

Polemikat janë ndezur pas njoftimit se komuna do të shpallë konkurs për punësimin e gjashtë personave me vendime të përhershme në administratën komunale. Sipas Salihit, kjo çështje ka shkaktuar përplasje dhe ndasi të reja mes partnerëve të koalicionit multietnik.

“Qytetarët meritojnë të dinë! Së pari ta dinë se do të shpallet konkurs për 6 vendime të përhershme të punës. Së dyti, qytetarët duhet të informohen se si do të ndahen këto vende pune në administratën komunale të Bujanocit,” ka shkruar Salihi në një postim në rrjetet sociale.

Ai ka vënë në pikëpyetje unitetin dhe koordinimin brenda koalicionit qeverisës, duke pyetur nëse është arritur ndonjë marrëveshje për ndarjen e këtyre pozicioneve sipas përqindjeve të caktuara politike apo etnike: “A do të ndahen edhe këto vendime pune 50%, 40%, 10%?”

Salihi paralajmëroi se nëse shqiptarët në komunë do të përfaqësohen me vetëm 50% të këtyre vendeve pune, kjo jo vetëm që është e dëmshme, por edhe e papranueshme. “Në komunë e institucione lokale po i falim 50% të vendeve që na takojnë – në institucionet shtetërore nuk po marrim asgjë! Koalicion i lirë. I dëmshëm madje!”, theksoi ai.

Kritikat e Salihit shtojnë tensionin politik në Bujanoc, ndërsa opinioni publik pret veprimet e pushtetit lokal ditëve në vijim në lidhje me procesin e punësimit të gjashtë punëtorëve të rinj./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
4:04 am, 16 Korrik, 2025
temperature icon 18°C
i kthjellët
Humidity 73 %
Pressure 1014 mb
Wind 3 mph
Wind Gust: 4 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:09 am
Sunset: 8:07 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Deputeti Kamberi dhe kryetari Rexhepi nesër udhëtojnë për Berlin – në fokus diskriminimi i shqiptarëve në Luginë

Shaip Kamberi: Refuzimi i Enkel Rexhepit për largimin e flamurit kombëtar, qëndresë ndaj politikave të Vuçiqit

16 Korrik, 2025
Takimi dështoi para se të fillonte: Martinoviq kërkoi heqjen e flamurit kombëtar shqiptar, Rexhepi refuzoi

Takimi dështoi para se të fillonte: Martinoviq kërkoi heqjen e flamurit kombëtar shqiptar, Rexhepi refuzoi

16 Korrik, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET