Ka ndërruar jetë Nazmi Faiku, i njohur ndryshe si Giga, babai i dëshmorit Besim Faiku, i cili ra heroikisht në radhët e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB).
Lajmin për ndarjen nga jeta të Nazmi Faikut e ka bërë të ditur familja e tij përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thuhet: “Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi. Sot ka ndërruar jetë NAZMI GIGA – babai ynë, gjyshi ynë. Allahu e shpërbleftë me Xhenet.”
Nazmi Faiku do të mbahet mend si një figurë e respektuar në komunitetin shqiptar të Luginës së Preshevës, i cili, përveçse babai i një dëshmori, përfaqësonte edhe përkushtimin dhe sakrificën e brezave që i qëndruan pranë kauzës kombëtare.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Faiku, miqve dhe gjithë atyre që ndanë me të rrugëtimin e jetës. Varrimi pritet të bëhet në ditët në vijim, për detaje të mëtejshme familja do të njoftojë.