• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Arsyet e mospjesëmarrjes së Shaip Kamberit në Kuvendin e Serbisë

2 Korrik, 2025
in Lajme, Lugina
Arsyet e mospjesëmarrjes së Shaip Kamberit në Kuvendin e Serbisë
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Qasja e Republikës së Serbisë mbetet e njëjtë karshi shqiptarëve, gjë që ka shtyrë deputetin e vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, që të njoftojë përmes një postimi në Facebook se nuk do të marrë më pjesë në punimet e këtij institucioni. Në deklaratën e tij, Kamberi thekson se ky vendim vjen si pasojë e mungesës së vullnetit politik për respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi, si dhe për moszbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara ndër vite mes përfaqësuesve shqiptarë dhe Qeverisë së Beogradit. Ai nënvizon se komuniteti që përfaqëson i qëndron besnik vetëm orientimit pro-evropian dhe vlerave të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe barazisë. Sipas tij, respektimi i të drejtave të njeriut dhe të pakicave është themel i çdo shoqërie evropiane, ndërsa bojkotimi i punës së Parlamentit nga opozita pro-evropiane është pasojë e krizës së thellë politike dhe institucionale në vend. Kamberi rikujton se çdo ditë jemi dëshmitarë të shkeljeve të vazhdueshme të të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve pakicë, në veçanti të shqiptarëve, të cilët përkundër tri marrëveshjeve të nënshkruara me Beogradin në vitet 2001, 2009 dhe 2013, vazhdojnë të përballen me padrejtësi. Mosnjohja e diplomave, nënpërfaqësimi politik dhe institucional, pasivizimi administrativ dhe mungesa e perspektivës ekonomike janë, sipas tij, pjesë e një agjende sistematike që synon shpopullimin e Luginës së Preshevës nga shqiptarët. Ai vëren se mungon tërësisht vullneti politik për të proceduar me nismat ligjore që do të përmirësonin pozitën e shqiptarëve, ndërsa demokratizimi i Serbisë nuk mund të ndodhë pa një shkëputje përfundimtare nga politika e viteve ’90. Shoqëria e vërtetë pro-evropiane, thekson Kamberi, nuk mund të ndërtohet mbi mitet e së kaluarës, trillimet historike apo ambicien për hegjemonizëm, por vetëm mbi vlera të barazisë dhe dinjitetit për të gjithë qytetarët – përfshirë shqiptarët. Ai shton se për veprimet e ardhshme politike do të njoftojë me kohë, në koordinim me aleatët e tij dhe të gjithë ata që besojnë në vlerat demokratike dhe properëndimore./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
9:56 pm, 3 Korrik, 2025
temperature icon 22°C
i kthjellët
Humidity 36 %
Pressure 1019 mb
Wind 4 mph
Wind Gust: 4 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:00 am
Sunset: 8:13 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Kroacia u rekomandon qytetarëve të saj të mos udhëtojnë në Serbi

Kroacia u rekomandon qytetarëve të saj të mos udhëtojnë në Serbi

3 Korrik, 2025
Kryetari i KKSH-së refuzon pjesëmarrjen në takimin me Ministrinë për të Drejtat e Njeriut: “Koha e dialogut pa rezultate ka përfunduar”

Kryetari i KKSH-së kërkon anulimin e konkursit për mediat: “Vendim diskriminues ndaj informimit në gjuhën shqipe”

3 Korrik, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET