• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Takimi dështoi para se të fillonte: Martinoviq kërkoi heqjen e flamurit kombëtar shqiptar, Rexhepi refuzoi

16 Korrik, 2025
in Lajme, Lugina
Takimi dështoi para se të fillonte: Martinoviq kërkoi heqjen e flamurit kombëtar shqiptar, Rexhepi refuzoi
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Takimi i paralajmëruar për sot mes kryetarit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Martinoviq, dhe kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Enkel Rexhepi, dështoi të mbahet për shkak të një kërkese të pazakontë të palës serbe – largimin e flamurit kombëtar shqiptar nga hapësirat e sallës së KKSH-së.

Sipas informacioneve të publikuara, Martinoviq, në momentin e hyrjes në ambientet ku ishte paraparë takimi, ka kërkuar që flamuri kombëtar shqiptar të largohet nga salla e takimit. Kjo kërkesë është refuzuar kategorikisht nga kryetari i KKSH-së, Enkel Rexhepi, duke theksuar se flamuri është simbol përfaqësues dhe ka qëndruar aty për vite me radhë në çdo takim institucional.

“Nuk largohet, por qëndron”, ka deklaruar Rexhepi në reagimin e tij pas këtij zhvillimi, duke shtuar:
“Flamuri nuk është kusht. Flamuri është përfaqësim.”

Në deklaratën publike të publikuar më vonë nga kryetari Rexhepi, thuhet se edhe gjatë fazës përgatitore të takimit, pala e Trupit Koordinues ka bërë përpjekje që takimi të mos mbahet, duke propozuar fillimisht selinë e vet në Bujanoc si vend takimi, e më pas një “lokacion neutral”, duke shmangur në çdo mënyrë ambientet zyrtare të KKSH-së. Edhe pasi ishte dakorduar për mbajtjen e takimit në selinë e KKSH-së, një kërkesë tjetër u paraqit: që të mos ketë flamur në hapësirat ku do të zhvillohej takimi.

Kjo, sipas kryetarit Rexhepi, përbën jo vetëm një mosrespektim institucional, por edhe një përpjekje për të denigruar përfaqësimin legjitim të shqiptarëve në Luginë:
“Skenari i dobët, i përgatitur vetëm për spektakël mediatik, kinse kryetari i Trupit Koordinues u ndie i befasuar me praninë e flamurit kombëtar, ishte një skenë sa e gërditshme, po aq denigruese për një përfaqësues shtetëror,”– u shpreh ai.

Takimi i planifikuar kishte për qëllim të diskutonte mbi zbatimin e Planit Aksional për periudhën 2023–2026, i miratuar nga Qeveria e Serbisë, dhe ku Trupi Koordinues ka rol ndërmjetësues në implementimin e tij. KKSH kishte planifikuar që në këtë takim të theksonte se për këtë dokument do të ketë diskutim vetëm në nivele të larta shtetërore, pas prezantimit të një raporti zyrtar për zbatimin aktual.

Në fund të reagimit, Enkel Rexhepi theksoi se për këtë incident do të njoftohen të gjitha ambasadat dhe përfaqësitë diplomatike në Serbi, si dhe institucionet në Tiranë dhe Prishtinë./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
10:55 pm, 16 Korrik, 2025
temperature icon 23°C
re të shpërndara
Humidity 58 %
Pressure 1013 mb
Wind 4 mph
Wind Gust: 5 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:09 am
Sunset: 8:07 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Largohet fotografia e Ragmi Mustafit, Zyra për të rinj vendos bilbord të ri me mbështetjen e policisë serbe (VIDEO)

Largohet fotografia e Ragmi Mustafit, Zyra për të rinj vendos bilbord të ri me mbështetjen e policisë serbe (VIDEO)

16 Korrik, 2025
Deputeti Kamberi dhe kryetari Rexhepi nesër udhëtojnë për Berlin – në fokus diskriminimi i shqiptarëve në Luginë

Shaip Kamberi: Refuzimi i Enkel Rexhepit për largimin e flamurit kombëtar, qëndresë ndaj politikave të Vuçiqit

16 Korrik, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET