• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Enkel Rexhepi: 92 bursa nga Tirana për të rinjtë e Luginës së Preshevës – mundësi e re për arsim të lartë profesional

25 Korrik, 2025
in Lajme, Lugina
Enkel Rexhepi: 92 bursa nga Tirana për të rinjtë e Luginës së Preshevës – mundësi e re për arsim të lartë profesional
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enke Rexhepi, ka njoftuar sot ndarjen e 92 kuotave dhe bursave të plota për studentët shqiptarë nga Lugina e Preshevës për studime bachelor dhe master në Universitetin Politeknik të Tiranës, si rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë ndërinstitucional.

Sipas njoftimit të publikuar nga kryetari Rexhepi, ky angazhim është bërë i mundur falë mbështetjes së Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës dhe vetë Këshillin Kombëtar Shqiptar. “Kjo është një mundësi konkrete për arsimim cilësor dhe integrim të mëtejshëm në arsimin e lartë shqiptar për të rinjtë tanë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja”, theksoi Rexhepi.

Bursat përfshijnë programe në fusha të inxhinierisë, teknologjisë së informacionit, ndërtimit, mjedisit, gjeologjisë dhe arkitekturës, si në nivel bachelor, ashtu edhe master (shkencor dhe profesional). Disa nga drejtimet me më shumë kuota përfshijnë Inxhinierinë Elektronike, Informatikën, Telekomunikacionin, Ndërtimin dhe Gjeodezinë.

Ky zhvillim vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt përforcimit të lidhjeve institucionale dhe akademike ndërmjet Shqipërisë dhe shqiptarëve në Serbi, si dhe një kontribut i drejtpërdrejtë për fuqizimin arsimor të rinisë në Luginën e Preshevës./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
7:55 am, 19 Prill, 2026
temperature icon 10°C
i kthjellët
Humidity 67 %
Pressure 1018 mb
Wind 2 mph
Wind Gust: 4 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:45 am
Sunset: 7:18 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Kamberi mbështet kërkesën e Hoxhës për hapjen e konsullatës shqiptare në Bujanoc

Kamberi mbështet kërkesën e Hoxhës për hapjen e konsullatës shqiptare në Bujanoc

18 Prill, 2026
Hoxha i kërkon homologut serb hapjen e Konsullatës shqiptare në Bujanoc

Hoxha i kërkon homologut serb hapjen e Konsullatës shqiptare në Bujanoc

18 Prill, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET