• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Deputeti Shaip Kamberi dhe dy deputetë të SDA Sanxhakut padisin Ana Brnabiq për nxitje të urrejtjes fetare

5 Gusht, 2025
in Lajme, Lugina
Kamberi kundër Qeverisë së re të Serbisë: Vazhdimësi e krizave dhe përjashtimit të pakicave (VIDEO)
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi së bashku me dy deputetë nga SDA Sanxhak, Ahmedin Škrijelj dhe Minela Kalender, kanë dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd kundër kryetares së Kuvendit, Ana Brnabić, për veprën penale të nxitjes së urrejtjes nacionale, racore dhe fetare – sipas nenit 317 të Kodit Penal të Republikës së Serbisë.

Shkak për këtë kallëzim penal ishte deklarata e Brnabić më 30 korrik 2025, gjatë një konference për media pas protestave në Novi Pazar, ku ajo u shpreh:

“…atëherë dëgjuam thirrje ‘Allahu Ekber’ dhe gjëra të tjera të neveritshme.”

Sipas deputetëve nënshkrues, kjo deklaratë përbën një fyerje të rëndë ndaj besimit islam, nxitje të urrejtjes dhe stigmatizim të komuniteteve myslimane në Serbi – përfshirë shqiptarët, boshnjakët dhe të gjithë qytetarët që ndajnë këtë përkatësi fetare.

“Kjo nuk është një fjali e nxjerrë nga konteksti, as lapsus – është gjuhë e urrejtjes e artikuluar publikisht nga një zyrtare e lartë shtetërore,” deklaroi deputeti Shaip Kamberi.

Në reagimin e tij të publikuar në rrjetet sociale, Kamberi thekson se gjuha e urrejtjes nuk është vetëm çështje politike apo morale, por një çështje ligjore që kërkon përgjegjësi penale, sidomos në një shtet që synon integrim në Bashkimin Evropian.

Ai shton se përdorimi i shprehjes “Allahu Ekber” në një kontekst denigrues nxit frikë, paragjykim dhe përjashtim të një pjese të qytetarëve të Serbisë.

“Drejtësia nuk është privilegj i shumicës. Ajo është mburojë për të gjithë – edhe për ata që e thonë ‘Allahu Ekber’ si shprehje besimi dhe jo si thirrje dhune,” përfundon Kamberi.

Deputetët kërkojnë nga institucionet përkatëse që të veprojnë në përputhje me ligjin dhe të vendosin përgjegjësi për nxitjen e urrejtjes, pavarësisht pozitës zyrtare të autorëve./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
4:17 am, 22 Gusht, 2025
temperature icon 18°C
i kthjellët
Humidity 78 %
Pressure 1009 mb
Wind 1 mph
Wind Gust: 3 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:47 am
Sunset: 7:24 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Në jubileun e 35-të, Shaip Kamberi: PVD është shtëpia politike e shqiptarëve të Luginës

Në jubileun e 35-të, Shaip Kamberi: PVD është shtëpia politike e shqiptarëve të Luginës

20 Gusht, 2025
FOTO/Zjarr në Medvegjë, disa shtëpi të familjes Arifi në Dukat përfshihen nga flakët

FOTO/Zjarr në Medvegjë, disa shtëpi të familjes Arifi në Dukat përfshihen nga flakët

17 Gusht, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET