• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Në Bujanoc, katër serbë punësohen me vendim të përhershëm – asnjë shqiptar

11 Gusht, 2025
in Lajme, Lugina
Në Bujanoc, katër serbë punësohen me vendim të përhershëm – asnjë shqiptar
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

-Foto Bujanovacke-

Në konkursin e shpallur nga Administrata Tatimore e Republikës së Serbisë për filialin në Bujanoc, nuk është punësuar asnjë shqiptar.

Lajmin e ka bërë të ditur Rahim Salihi, këshilltar nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Bujanoc, i cili ka theksuar se konkursi i hapur më 16 janar përfundoi me punësimin e katër personave me vendim të përhershëm – tre me shkollë të mesme dhe një me fakultet – të gjithë nga komuniteti serb.

“Edhe ‘poreska’ nuk ka vend për shqiptarët! Konkursi i shpallur më 16 janar nga Administrata Tatimore Shtetërore përfundoi edhe më keq sesa e kishim parashikuar. Në Bujanoc u punësuan 4 punëtorë me vendim të përhershëm: 3 me shkollë të mesme, 1 me fakultet. ZERO (0) shqiptarë! Au!”, ka shkruar Salihi.

Reagim për këtë çështje ka pasur edhe Alban Alili, gjithashtu nga PVD, i cili ka kritikuar pushtetin lokal për propagandimin e multietnicitetit në mënyrë formale, ndërkohë që shqiptarët përjashtohen nga punësimi në institucionet shtetërore.

“Sot morëm vesh që në ‘administratën tatimore’ në Bujanoc, nga 4 të punësuarit, të gjithë janë nga komuniteti serb. Në një komunë ku shqiptarët janë shumicë, pushteti lokal proklamon ‘multietnicitetin’ si mënyrë jetese, por realiteti është se diskriminimi ndaj shqiptarëve vazhdon. Pushteti komunal e propagandon multietnicitetin me bilborda dhe ‘art’, ndërsa qeveria qendrore i përjashton shqiptarët. Kjo e vërteton gjithnjë e më shumë se nevoja për një shumicë komunale vetëm shqiptare ishte dhe mbetet e drejtë”, ka shkruar Alili.

Kjo çështje ka hapur debat të ri mbi përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore në Luginën e Preshevës, veçanërisht në Bujanoc, ku ata përbëjnë shumicën e popullsisë./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
4:17 am, 22 Gusht, 2025
temperature icon 18°C
i kthjellët
Humidity 78 %
Pressure 1009 mb
Wind 1 mph
Wind Gust: 3 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:47 am
Sunset: 7:24 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Në jubileun e 35-të, Shaip Kamberi: PVD është shtëpia politike e shqiptarëve të Luginës

Në jubileun e 35-të, Shaip Kamberi: PVD është shtëpia politike e shqiptarëve të Luginës

20 Gusht, 2025
FOTO/Zjarr në Medvegjë, disa shtëpi të familjes Arifi në Dukat përfshihen nga flakët

FOTO/Zjarr në Medvegjë, disa shtëpi të familjes Arifi në Dukat përfshihen nga flakët

17 Gusht, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET