Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një plaçkitje në qendër të Bujanocit, përballë marketit „Maxi“.
Burime të FOLonline bëjnë të ditur se viktimës R.S., rreth 65-vjeçar nga fshati Lluçan, plaçkitësit i kanë hapur veturën dhe i kanë marrë një shumë prej rreth 10.000 eurosh.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e rastit ka dalë policia, e cila po heton rastin./LUGINALAJMI/