• IMPRESUM
  • RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Kongresmenët amerikanë në Preshevë: “Të drejtat e shqiptarëve dhe stabiliteti janë çështje kyçe”

26 Maj, 2026
in Lajme, Lugina
Kongresmenët amerikanë në Preshevë: “Të drejtat e shqiptarëve dhe stabiliteti janë çështje kyçe”
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Delegacioni i kongresmenëve amerikanë, i cili më 26 maj qëndroi për vizitë në Luginën e Preshevës, ka theksuar rëndësinë e stabilitetit dhe prosperitetit në zgjidhjen e çështjeve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në jug të Serbisë.

Kongresmeni republikan Keith Self dhe demokrati Suhas Subramanyam zhvilluan takime me disa zyrtarë lokalë dhe politikë, përfshirë edhe deputetin e vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, për t’u informuar nga afër mbi situatën dhe sfidat me të cilat përballet komuniteti shqiptar.

“Pamë se ekzistojnë probleme reale ndërmjet shqiptarëve dhe Serbisë, siç dihet tashmë. Por do të shkojmë edhe në Kosovë për të mësuar më shumë rreth pakicës serbe atje. Prandaj po i vizitojmë të dyja vendet, që të kuptojmë se si trajtohen pakicat dhe cilat janë të drejtat e tyre”, deklaroi kongresmeni Self para gazetarëve.

Nga ana tjetër, kongresmeni Subramanyam theksoi se ndër problemet kryesore të shqiptarëve mbeten arsimi dhe mungesa e prosperitetit të barabartë krahasuar me shumicën serbe.

“Realiteti është se Serbia, nëse dëshiron të ecë përpara, duhet të jetë në gjendje t’i zgjidhë këto çështje”, tha ai.

Pas takimit, deputeti Shaip Kamberi deklaroi se kongresmenët amerikanë janë bindur për gjendjen reale në terren dhe për problemet e shumta me të cilat përballen shqiptarët në Luginë.

“Problemi i integrimit në institucionet shtetërore është kyç. Mungesa e shqiptarëve në polici, në pikat kufitare, në drejtësi dhe në institucionet që veprojnë në komunat tona është alarmante”, u shpreh Kamberi.

Ai shtoi se kjo situatë jo vetëm që cenon të drejtën e shqiptarëve për përfaqësim të drejtë, por ka krijuar edhe mosbesim të madh ndaj institucioneve shtetërore.

“Sot kemi një situatë ku pakica që përbën rreth 95 për qind të popullsisë në këto zona nuk u beson institucioneve që veprojnë këtu”, tha ai.

Kamberi kritikoi gjithashtu politikën e Beogradit ndaj Perëndimit, duke pretenduar se autoritetet serbe po përdorin ndikimin rus dhe kinez për të dëshmuar se ekzistojnë alternativa ndaj Bashkimit Evropian.

“BE-ja nënkupton respektimin e të drejtave të pakicave, por politika aktuale e qeverisë ka dëmtuar jo vetëm interesat e shqiptarëve, por edhe vetë interesat afatgjata të Serbisë”, deklaroi Kamberi.

Vizita e kongresmenëve amerikanë në Luginën e Preshevës vjen në një moment të ndjeshëm politik dhe shihet si një sinjal i rritjes së interesimit të Kongresit Amerikan për pozitën e shqiptarëve në jug të Serbisë. Kongresmeni Keith Self ishte ndër iniciatorët e rezolutës në Kongresin Amerikan që kërkon raportim të posaçëm mbi diskriminimin ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Sipas mediave dhe organizatës “Albanians for America”, delegacioni pritet të vizitojë edhe Kosovën, ku do të zhvillojë takime me institucione shtetërore, përfaqësues të sigurisë dhe shoqërisë civile, me fokus stabilitetin rajonal dhe të drejtat e komuniteteve./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
8:05 pm, 27 Maj, 2026
20°C
i kthjellët
66 %
1015 mb
5 mph
Wind Gust: 5 mph
Clouds: 0%
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:01 am
Sunset: 7:58 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Kongresmenët amerikanë në Preshevë: “Të drejtat e shqiptarëve dhe stabiliteti janë çështje kyçe”

Kongresmenët amerikanë në Preshevë: “Të drejtat e shqiptarëve dhe stabiliteti janë çështje kyçe”

26 Maj, 2026
Dështon takimi me Bërnabiqin në Beograd, kongresmenët amerikanë nesër vijnë në Preshevë

Dështon takimi me Bërnabiqin në Beograd, kongresmenët amerikanë nesër vijnë në Preshevë

25 Maj, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM