• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Largohet trajneri turk i Trepçës në momentin më të rëndësishëm të sezonit – ja kush do t’a zëvendësojë

10 Maj, 2023
in Sporti
Largohet trajneri turk i Trepçës në momentin më të rëndësishëm të sezonit – ja kush do t’a zëvendësojë
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Trajneri i klubit të basketbollit të  Trepçës, Engin Gençoglu, është larguar nga mitrovicasit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Trepçës, të cilët përmes një postimi në rrjetet sociale kanë bërë të ditur që i kanë ndarë rrugët me trajnerin turk.

“Klubi i basketbollit Trepça njofton se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Engin Gençoglu”.

“Skuadrën deri në fund të plejofit e drejton Ilir Selmani, që deri më tani ishte në shtabin teknik”.

“Klubi e falënderon Gençoglun për kontributin e dhënë në skuadrën tonë. Bashkë kemi fituar Kupën e Kosovës dhe kemi arritur në finale të plejofit”.

“Të gjithë në klub janë të përkushtuar që skuadra të shfaq më të mirën në ndeshjen e nesërme ndaj Pejës”, thuhet në njoftimin e “Minatorëve”.

Largimi i trajnerit vjen në një moment shumë të rëndësishëm që janë mitrovicasit.

Ata do të përballen të enjten me Pejën në ndeshjen e tretë finale të “Play-Off”-it, derisa rezultati i dy ndeshjeve të mëhershme është nga një fitore për secilën skuadër.

Megjithatë, duhet theksuar se në ndeshjen e dytë, Trepça pësoi debakël nga pejanët./albanianpost/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
5:33 pm, 1 Shtator, 2025
temperature icon 29°C
i kthjellët
Humidity 34 %
Pressure 1011 mb
Wind 9 mph
Wind Gust: 11 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:58 am
Sunset: 7:08 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Spastrimi etnik në Serbi

Spastrimi etnik në Serbi

31 Gusht, 2025
Rënie alarmante e nxënësve shqiptarë në shkollat fillore të Luginës së Preshevës

Trupi Koordinues edhe këtë vit do të shpërndajë çanta për nxënësit e klasës së parë në Preshevë dhe Bujanoc

29 Gusht, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET