• IMPRESUM
  • RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Ndahet nga jeta ish-drejtori dhe pedagogu i mirënjohur, Femi Gjymshyti

2 Qershor, 2026
in Lajme, Lugina
Ndahet nga jeta ish-drejtori dhe pedagogu i mirënjohur, Femi Gjymshyti
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Pas një sëmundjeje të shkurtër, në moshën 73-vjeçare ka ndërruar jetë Femi Gjymshyti, ish-drejtor, zëvendësdrejtor dhe pedagog shumëvjeçar nga Bujanoci.

Femi Gjymshyti lindi më 14 dhjetor 1953 në Muhoc. Arsimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme si pjesë e gjeneratës së parë të nxënësve në Tërnoc. Studimet universitare i përfundoi në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, në degën e Pedagogjisë.

Karrierën profesionale e nisi si pedagog në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në vitin shkollor 1979/1980. Gjatë viteve të punës ka ushtruar detyrën e drejtorit të kësaj qendre arsimore në vitet 1988 dhe 1989, ndërsa për nëntë vite ka shërbyer si zëvendësdrejtor.

Për një periudhë ka qenë edhe këshilltar pedagogjik në Vranjë, në njësinë e Bujanocit. Më pas, për afro 27 vite, ka punuar si pedagog në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc.

Gjatë angazhimit të tij në arsim, Gjymshyti u njoh si një profesionist i përkushtuar dhe bashkëpunëtor i afërt me nxënësit dhe stafin arsimor.

Pas vetes ka lënë tre fëmijë: Bekimin, Adelinën dhe Musahun.

Koha e varrimit ende nuk është bërë e ditur. Për detajet e ceremonisë së varrimit, familja pritet të njoftojë në orët në vijim./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
7:47 pm, 5 Qershor, 2026
21°C
re të shpërndara
59 %
1013 mb
2 mph
Wind Gust: 2 mph
Clouds: 39%
Visibility: 10 km
Sunrise: 4:57 am
Sunset: 8:06 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Ndahet nga jeta ish-drejtori dhe pedagogu i mirënjohur, Femi Gjymshyti

Ndahet nga jeta ish-drejtori dhe pedagogu i mirënjohur, Femi Gjymshyti

2 Qershor, 2026
Pse i duhet Kuvendit të Kosovës Ragmi Mustafi i Luginës?

Pse i duhet Kuvendit të Kosovës Ragmi Mustafi i Luginës?

31 Maj, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM