• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

MIQËSIA ME BLETËT – MIQËSI ME UNIVERSIN

17 Tetor, 2023
in Lajme, Lugina, Projektet
DASHURIA E NJË BLETARI DHE ARTI I BLETËVE – BURIM PËR LUMTURI HYJNORE
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Dobrosini është një fshat kodrinor –malor në Komunën e Bujanocit andaj është prej vendbanimeve me më së paku tokë të punueshme bujqësore. Dikur veprimtaritë kryesore ishin blegtoria dhe shitja e drunjëve meqë pakë kush posedonte mbi një hektarë tokë. E kush kishte më tepër konsiderohej njeri i kamun. Pra, deri në fillim të nëntëdhjetave të shekullit të kaluar, çmimi i metrit katrorë të tokës bujqësore ishte ndër më të shtrenjtit në rajon, ndërsa blerësit ishin kryesisht ata që kishin familjarë që punonin në botën e jashtme, apo më vonë, ata që ishin të zotë në mbledhjen e këpurdhave, biznes ky i cili mori hovë nga mesi i viteve tetëdhjeta të shekullit të kaluar, nga i cili familjet e këtij fshati blenin paisjet për makineri bujqësore, i bënin dasmat, madje edhe ndërtonin shtëpi.

Ndërsa në fillim të  këtij shekulli Dobrosini u bë i njohur me daljen në skenë të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshvë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB), që ndodhi pas përfundimit të luftës në Kosovë, në periudhën 2000-2001. Tani Dobrosini nga një lokalitet me tokë të shtrenjtë, me vullnet të madhë për të jetuar, apo edhe një vatër guerilësh dhe i njohur me vizita ndërkombëtarësh që vinin aty për ta rikthyer stabilitetin në këtë pjesë të Ballkanit, është një vend i qetë, gjysëm i braktisur dhe pakë joshës.

Në vendin e stories së konfliktit, ngritet kopshti i Edenit

Po të mos ishte Bashkim Tosuni, një person që nuk pranon të plaket duke ndenjur kot, mbase këtë vend do ta kishim vizituar vetëm në ndonjë rast të shkuarjes në Kosovë, zakonisht gjatë verës, për t’iu shmangur radhëve të gjata në vendkalimin te Dheu i bardhë. Bashkim Tosuni është protagonisti i radhës nga bletarët e vyer të Shoqatës së bletarëve nga Bujanoci, “Polen 2012”. Në rininë e tij Bashkimi kishte mbaruar Shkollën e klartë për inxhinier në Leskoc, ndërsa kjo ia kishte mndësuar që dikur të punonte si inxhinier i tekstilit në Kombinatin “Integj” të Gjilanit, në vitet 1975-78.

– Asnjëherë nuk e kam menduar veten që të merrem me bletari, por ishin dy shokë të cilët insistuan dhe më propozuan t’ia filloj, në njëfarë mënyre një stili të ri të jetesës, duke blerë dy koshere bletë.

Tani Bashkimi ka arritur t’i ketë 85 koshere, numër ky që do të ishte edhe dukshëm më i madhë nëse kosheret e tij nuk do  të ishin kapluar nga zjarri, me ç’rast ai kishte humbur 30 koshere. Çuditërish, prej kur se ka gjithnjë e më pakë njerëz ka në fusha, kur toka nuk punohet, e pyjet kanë gjithnjë e më pakë bagëti, zjarret janë bërë më të shpeshta dhe me pasoja më të rënda.

– Askush nuk m’i kompensoi dëmet, as komuna e as shteti, përveç ndihmës që më ofruan kolegët e Shoqatës së bletarëve “Polen 2012”, serb e shqiptarë, ku jam edhe anëtarë i Këshillit drejtues.

Miqësia në ditë të mira, shpëtim në ditë të vështira

Po ashtu ishin kolegët nga kjo Shoqatë të cilët i ndihmuan Bashkimit në kujdesin ndaj bletëve, në kohën deri sa ishte i sëmurë dhe gati e kishte të pamundur që këtë veprimtari ta ushtronte vetë.

– I mbijetova fazës më të rëndë të jetës sime, falë mbështetjes së kolegëve të mi, të cilët u kujdesën për bletët e mia, deri sa mora veten nga problemet shëndetësore që më kishin pllakosur në atë kohë. Në mesin e kolegëve që nuk ngurruan të më ndihmojnë atëherë, e që këtë nuk ngurrojnë ta bëjnë sa herë që është nevoja edhe tani, do të përmendja Zarën, Vlladën, Mirkin, Mikin…

Tani Bashkimi duket i shëndoshë si molla, me  shumë vullnet e plane që kjo veprimtari të përhapet dhe me të të merren sa më shumë njerëz, veçmas në mesin e të rinjëve. Kjo vendosmëri e tij hasi edhe në mbështetje te katër persona të tjerë, të cilët sot merren me këtë veprimtari.

Fryma e fundit drejt qiellit të përjetësisë, ku banojnë shpirtrat që dashuruan

Jam i lumtur që këshillat e mia për trajtimin dhe dobitë e kultivimit të bletëve, por edhe insistimi im që të kemi sa më shumë bletarë, pati sukses te katër persona, e njëri nga ta është 22 vjeçar.

Bashkimi nuk është i kënaqur me ndarjet buxhetore të komunës së Bujanocit për zhvillimin e bletarisë, mirëpo ai është i vendosur të mos i braktisë bletët deri në frymën e fundit, të cilat e kanë frymëzuar në ngritjen e një pemishteje në Dobrosin, nga e cila shpreson të prodhoj produkte bio si mjaltën që e nxjerrë nga kosheret.

– Edhe pse çmimi i mjaltit nuk është rritur në përpjestim me rritjen e kostos së shpenzimeve përcjellëse, megjithatë kujdesem maksimalisht që ky produkt të jetë tërësisht BIO.

Dashuria që Bashkimi e reflekton ndaj bletëve nuk shuhet, pavarësisht se trajtimi i tyre dhe blerja e paisjeve përkatëse asnjëherë nuk kanë qenë me kosto më të lartë se tani.  E njëjta përgjigje frymon nga të gjithë bletarët “deri në frymën e fundit”, gjë e cila të bënë të mendosh  se ndoshta shpirti i njeriut dhe bletëve e trashëgojnë njëri tjetrin. Apo se ta kuptosh shpirtin që bartë njeriu i mirë është sikur të miqësohesh me tërë universin dhe ta kuptosh thelbin e rolit që ka.

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
10:52 am, 18 Maj, 2025
temperature icon 17°C
i kthjellët
Humidity 59 %
Pressure 1019 mb
Wind 3 mph
Wind Gust: 5 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:08 am
Sunset: 7:50 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Prishe koalicionin, Levent Qazimi” – Mesazhi emocional i një ish-ushtari të UÇK-së dhe UÇPMB-së pas vandalizimit të fotografisë së Komandant Lleshit në Bujanoc

Prishe koalicionin, Levent Qazimi” – Mesazhi emocional i një ish-ushtari të UÇK-së dhe UÇPMB-së pas vandalizimit të fotografisë së Komandant Lleshit në Bujanoc

17 Maj, 2025
Skandal: Vëllai i ndihmës-kryetarit të Komunës së Bujanocit mbështet vandalizimin ndaj Komandant Lleshit me komentin “Bravo, ovo je Srbija!” (FOTO)

Skandal: Vëllai i ndihmës-kryetarit të Komunës së Bujanocit mbështet vandalizimin ndaj Komandant Lleshit me komentin “Bravo, ovo je Srbija!” (FOTO)

17 Maj, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET