• IMPRESUM
  • RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Çertifikohen rezultatet nga zgjedhjet lokale në Bujanoc: FPN 8 këshilltarë, SNS 7 këshilltarë, LPD këshilltarë…

28 Qershor, 2024
in Lajme, Lugina
Çertifikohen rezultatet nga zgjedhjet lokale në Bujanoc: FPN 8 këshilltarë, SNS 7 këshilltarë, LPD këshilltarë…
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

-Foto ilustrim nga Bujanovacke.co.rs-

Komisioni komunal zgjedhor në Bujanoc, sot edhe zyrtarisht ka çertifikuar rezultatet nga zgjedhjet e 2 qershorit.

Sipas rezultateve zyrtare, “Fronti për Ndryshim”, është lista më e votuar në zgjedhjet e 2 qershorit. Lista e Arbër Pajazitit ka marrë 3.494 vota, apo 8 ulëse në Kuvendin e ardhshëm të Bujanocit. E dyta, radhitet Partia Progresiste serbe (SNS), me 3.292 vota, apo 7 vende të siguruar, sa edhe Lëvizja për Progres Demokratik, që ka marrë 3.155 vota. Partia Demokratike e Nagip Arifit, ka marrë 2.508 vota, të përkthyera në 6 këshilltarë, derisa Partia për Veprim Demokratik, ka siguruar 5 këshilltarë, nga 2.080 vota. Lista e Dr.Dejan Stojanoviq, ka marrë një votë më pak se PVD, 2079 sosh, apo ka siguruar 5 ulëse në Asalmblenë e ardhme komunale. Lista rome e që ka garuar nën ambrellën e Partisë së Drejtësisë dhe Pajtimit (SPP të Zukorlliqit), ka marrë 1.128 vota, apo 2 këshilltarë. Një këshilltar të vetëm e ka fituar edhe lista “Ndryshimet tani për fshatin dhe qytetin tonë”, Sasha Arsiq.

Ulëse në kuvendin e ardhshëm të Bujanocit, nuk ka siguruar Lista serbe për Bujanocin e udhëhequr nga Nenad Tasiq dhe Goran Tashkoviq, të cilët gjithsejt kanë marrë 158 vota, të pamjaftueshme për një këshilltar.

Rezultatet japin që në këto zgjedhje, fitues është “Fronti për Ndryshim” i udhëhequr nga Arbër Pajaziti, i cili, tashmë ka nisur thirrjet për partitë shqiptare për themelimin e shumicës së re gjë që, LPD, PD dhe PVD, nuk u janë përgjigjur ftesës. Ditëve në vijim, pritet të ketë bisedime paralele, për krijimin e shumicës së re qeverisëse./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
2:44 pm, 1 Qershor, 2026
28°C
i vrenjtur
37 %
1011 mb
6 mph
Wind Gust: 10 mph
Clouds: 58%
Visibility: 10 km
Sunrise: 4:58 am
Sunset: 8:03 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Pse i duhet Kuvendit të Kosovës Ragmi Mustafi i Luginës?

Pse i duhet Kuvendit të Kosovës Ragmi Mustafi i Luginës?

31 Maj, 2026
Kongresmenët amerikanë në Preshevë: “Të drejtat e shqiptarëve dhe stabiliteti janë çështje kyçe”

Kongresmenët amerikanë në Preshevë: “Të drejtat e shqiptarëve dhe stabiliteti janë çështje kyçe”

26 Maj, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM