Tri subjektet politike shqiptare që aktualisht po qeverisin me Komunën e Bujanocit, sot kanë arritur për koalicion paszgjedhor.
Krerët e Partisë Demokratike, Partisë për Veprim Demokratik dhe Lëvzijes për Porgres Demokratik, (Nagip Arifi, Shaip Kamberi dhe Shqiprim Musliu), sot kanë arritur një marrëveshje bazë për vazhdimin e qeverisjes së Bujanocit pas zgjedhjeve të qershorit.
“kulaçi i pushtetit”, do të ndahet sipas forcës së dal nga zgjedhjet e 2 qershorit, kështu që, kryetari i komunës, do ti takojë subjektit që do të marrë mbështetjen më të madhe të qytetarëve të Bujanocit.
Ky koalicion u arritë me nismen e kreut të KKSH-së, Nevzad Lutfiu, i cili ka ftuar të gjitha partitë politike shqiptare që të mbështesin ruajtjen e shumicës shqiptare në Bujanoc.
Vlenë të theksohet që, Alternativa për Ndryshim, Dega në Bujanoc, nuk ka marrë pjesë në këtë takim, me arsyetim që, parimi i fituesit nuk është rrespektuar në krijimin e shumicës së re në Këshillit Kombëtar Shqiptar./LUGINALAJMI/