• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Asnjë shqiptar nuk është pranuar në konkursin e fundit për policë – diskriminimi ndaj shqiptarëve po rikthehet në nivelin e vitit 2001

26 Maj, 2025
in Lajme, Lugina
Asnjë shqiptar nuk është pranuar në konkursin e fundit për policë – diskriminimi ndaj shqiptarëve po rikthehet në nivelin e vitit 2001
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Enkel Rexhepi, ka reaguar ashpër pas shpalljes së rezultateve të fundit nga konkursi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për pranimin e policëve të rinj. Ai ka theksuar se nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja nuk është pranuar asnjë shqiptar, ndonëse në nivel lokal janë pranuar 43 kandidatë në Preshevë dhe Bujanoc, si dhe 22 të tjerë në Medvegjë.

“Ky është një sinjal alarmant që tregon vazhdimin e diskriminimit sistematik të shqiptarëve nga institucionet shtetërore, përkundër marrëveshjeve ndërkombëtare dhe obligimeve të shtetit,” ka deklaruar Rexhepi.

Ai e ka krahasuar këtë situatë me periudhën e vitit 2001, kur shqiptarët ishin tërësisht të përjashtuar nga institucionet e sigurisë në jug të Serbisë. Sipas tij, ky regres i dukshëm është në kundërshtim të plotë me frymën dhe përmbajtjen e Marrëveshjes së Konçulit, e cila synonte pikërisht krijimin e një policie multietnike dhe përfshirjen e shqiptarëve në jetën publike si garanci për paqe dhe siguri të qëndrueshme në Luginën e Preshevës.

Rexhepi ka theksuar se përjashtimi sistematik ka nisur të zbatohet pas vitit 2004, pas një periudhe të shkurtër të përfshirjes së shqiptarëve në polici gjatë viteve 2002–2004. Tani, sipas të dhënave të KKSH-së, nëse ky trend diskriminues vazhdon, përfaqësimi i shqiptarëve në polici rrezikon të zhduket plotësisht për shkak të daljes në pension të kuadrove aktuale dhe mungesës së pranimëve të reja.

“Ne nuk do të ndalemi së kërkuari respektimin e marrëveshjeve dhe garantimin e të drejtave tona si komunitet autokton në këtë pjesë të Serbisë,” ka përfunduar Rexhepi./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
3:09 am, 13 Janar, 2026
temperature icon -5°C
i vrenjtur
Humidity 90 %
Pressure 1027 mb
Wind 2 mph
Wind Gust: 1 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 7:00 am
Sunset: 4:21 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Pas Mulla Dinkës dhe Sami Salihut, edhe Mitroviqi kritikon Kamberin për refuzimin e mirënjohjes nga Qeveria e Serbisë

Pas Mulla Dinkës dhe Sami Salihut, edhe Mitroviqi kritikon Kamberin për refuzimin e mirënjohjes nga Qeveria e Serbisë

12 Janar, 2026
Mulla Dinka dhe Sami Salihu kritikojnë refuzimin e mirënjohjes nga Shaip Kamberi: Njëri kthehet te e kaluara, tjetri te autoriteti i tij në PVD

Mulla Dinka dhe Sami Salihu kritikojnë refuzimin e mirënjohjes nga Shaip Kamberi: Njëri kthehet te e kaluara, tjetri te autoriteti i tij në PVD

12 Janar, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET