• IMPRESUM
  • RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Gazetarët shqiptarë vizitojnë Preshevën dhe Bujanocin (FOTO)

22 Shkurt, 2025
in Lajme, Lugina
Gazetarët shqiptarë vizitojnë Preshevën dhe Bujanocin (FOTO)
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Një grup gazetarësh nga Republika e Shqipërisë ka vizituar Luginën e Preshevës, ku janë takuar me autoritetet lokale për të diskutuar për sfidat dhe mundësitë e zhvillimit në këtë rajon. Pritja e parë u bë në Komunën e Preshevës, ku kryetarja e kësaj komune, Ardita Sinani, shprehu kënaqësinë për praninë e delegacionit. Pas takimit, Sinani ndau një mesazh në Facebook, ku theksoi se vizita e gazetarëve është një dëshmi e rëndësisë së zërit të lirë për të ndriçuar realitetin dhe pozitën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ajo diskutoi për sfidat që përballen banorët, përfshirë diskriminimin sistematik, pasivizimin e adresave dhe mungesën e zhvillimit ekonomik. Po ashtu, ajo theksoi mundësitë që po krijohen për një të ardhme më të mirë dhe falënderoi angazhimin e gazetarëve për pasqyrimin e këtyre çështjeve, si dhe mbështetjen e Ambasadorit të Shqipërisë në Beograd, z. Bardhyl Canaj.

Pas vizitës në Preshevë, gazetarët të udhëhequr nga kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, kanë vizituar edhe Bujanocin. Ata u pritën nga kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, i cili shprehu kënaqësinë për mikpritjen e delegacionit nga e gjithë Shqipëria. Në profilin e tij në Facebook, Pajaziti theksoi se: “Bujanoci ishte një nga qytetet që ka pritur përfaqësuesit e mediave nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, në kuadër të edicionit të 14-të të “Ditëve të Miqësisë të Gazetarëve Shqiptarë”. Ky event tradicional kishte përkrahjen e shquar të ambasadorit shqiptar në Beograd, z. Bardhyl Canaj, si dhe të kryetarit të Shoqatës RessEgnatia, z. Xhimi Vila.”

Një pjesë e programit ishte zhvillimi i një tryeze të diskutimeve me temë “Turizmi dhe Media”, ku u trajtuan potencialet turistike të komunës dhe roli i medias shqiptare në promovimin e tyre. Pajaziti u shpreh i kënaqur me interesimin e madh të gazetarëve për prezantimin e Bujanocit në mediat shqiptare. Po ashtu, gjatë vizitës u ndanë mirënjohje për ata që kontribuojnë në forcimin e miqësisë mes gazetarëve dhe atyre me përvojë. Aktivitetet përfunduan me një shfaqje artistike të organizuar nga anëtarët e SH.K.A. “Zëri i Luginës”, duke ofruar një program të pasur argëtues.

Kjo vizitë e gazetarëve shqiptarë në Luginën e Preshevës dhe Bujanoc u shoqërua me një atmosferë miqësore dhe u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe mbështetjes për avancimin e interesave të shqiptarëve në këto zona./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
3:45 am, 10 Maj, 2026
11°C
re të shpërndara
93 %
1018 mb
4 mph
Wind Gust: 4 mph
Clouds: 45%
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:16 am
Sunset: 7:41 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Kurti në takim me Kaja Kallas: Në fokus edhe shqetësimet e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Kurti në takim me Kaja Kallas: Në fokus edhe shqetësimet e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

6 Maj, 2026
Talenti nga Presheva, Ajan Hajrullahu, fiton medalje në Olimpiadën Europiane të Matematikës (FOTO)

Talenti nga Presheva, Ajan Hajrullahu, fiton medalje në Olimpiadën Europiane të Matematikës (FOTO)

30 Prill, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM