• IMPRESUM
  • RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Persona të paidentifikuar vendosin flamurin serb në shkollën shqipe të Zhunicës – Ragmi Mustafa: “Ngacmim politik dhe provokim ndaj shqiptarëve”

19 Maj, 2025
in Lajme, Lugina
Persona të paidentifikuar vendosin flamurin serb në shkollën shqipe të Zhunicës – Ragmi Mustafa: “Ngacmim politik dhe provokim ndaj shqiptarëve”
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Persona të paidentifikuar kanë vendosur sot, pa asnjë paralajmërim apo konsultim institucional, flamurin shtetëror të Serbisë në objektin e paraleles së ndarë të shkollës fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në fshatin Zhunicë, Preshevë. Ky veprim është cilësuar si një provokim i pastër politik nga zëvendëskryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, i cili reagoi përmes një postimi publik.

Paralelja e Zhunicës, e cila funksionon tash e 80 vite, është e banuar dhe frekuentohet vetëm nga nxënës shqiptarë, ndërkohë që fshati ka një shumicë absolute shqiptare – me më pak se pesë banorë serbë nga rreth 1,800 gjithsej. Asnjëherë më parë, në këtë shkollë nuk janë vendosur flamuj, as kombëtar shqiptarë e as serbë.

“Nëse në shkollën qendër në qytet ndodhet flamuri shtetëror serb, kjo nuk do të duhej të zbatohet mekanikisht edhe në paralelet e disperzuara, veçanërisht në zonat me banorë vetëm shqiptarë,” shkroi Mustafu.

Ai thekson se vendosja e flamurit serb në këtë objekt arsimor, pa konsultim me pushtetin lokal, Këshillin Kombëtar Shqiptar apo bashkësinë lokale të fshatit, është një shkelje e hapur e parimeve të bashkëjetesës dhe një përpjekje për të transferuar krizën politike të brendshme të Serbisë në vendbanimet shqiptare të Luginës së Preshevës.

“Kjo nuk është gjë tjetër veçse një ngacmim politik i radhës, që synon të provokojë ndjenja nacionaliste dhe të destabilizojë qetësinë në zonat shqiptare. Është përpjekje për të zhvendosur krizën shtatë mujore nga Beogradi, Novi Sadi, Nish dhe qytete të tjera serbe, drejt Preshevës dhe rrethinës së saj,” paralajmëroi Mustafu.

Ai u bëri thirrje nxënësve dhe arsimtarëve shqiptarë që të mos bien pre e këtyre provokimeve dhe të ruajnë qetësinë, ndërsa kërkoi reagim të menjëhershëm nga faktori ndërkombëtar dhe ai kombëtar në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

“Shqiptarët e pambrojtur në Luginë të Preshevës nuk duhet të mbeten vetëm përballë mizorive dhe ngacmimeve të ulëta të orkestruara nga strukturat e shtetit serb,” përfundoi zëvendëskryetari i Komunës së Preshevës./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
9:26 pm, 21 Maj, 2026
18°C
i vrenjtur
67 %
1018 mb
7 mph
Wind Gust: 12 mph
Clouds: 66%
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:06 am
Sunset: 7:53 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Raga i Tërnocit në garë për deputet të Kosovës, pjesë e listës së LVV-së

Raga i Tërnocit në garë për deputet të Kosovës, pjesë e listës së LVV-së

13 Maj, 2026
Nënshkruhet marrëveshja e parë për tregun me shumicë në Bujanoc

Nënshkruhet marrëveshja e parë për tregun me shumicë në Bujanoc

12 Maj, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM