• IMPRESUM
  • RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Presheva i shpëtoi krizës, qeverisja e re shlyen borxhet e së kaluarës dhe rikthen stabilitetin financiar

18 Mars, 2025
in Lajme, Lugina
Marsh senzibilizues mbi kancerin e gjirit në Preshevë, kryetarja Sinani fton gratë për pjesëmarrje dhe senzibilizim
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Shefi i kabinetit të Kryetares së Preshevës, Besim Shabani, ka dhënë një pasqyrë të qartë mbi situatën financiare të Komunës, duke theksuar se qeverisja aktuale ka trashëguar një gjendje të rënduar nga administrata e mëparshme, por ka arritur ta stabilizojë atë përmes menaxhimit të kujdesshëm dhe transparent.

Shabani i ka dhënë këto shpjegime:

Në gusht të vitit 2024, financat komunale ishin në prag të kolapsit për shkak të borxheve të mëdha të pashlyera nga qeverisja e kaluar, të cilat kërcënonin edhe bllokimin e fondeve nga shteti. Falë përkushtimit dhe profesionalizmit të Kryetares Ardita Sinani dhe ekipit të saj, ky rrezik u evitua dhe Komuna rifitoi qëndrueshmërinë e saj financiare.

Një nga sfidat më të mëdha ishte borxhi i akumuluar për transportin e punonjësve të administratës dhe institucioneve, i cili kishte arritur në plot 10 muaj pagesa të prapambetura, për shkak të keqmenaxhimit të qeverisjes së kaluar. Brenda një periudhe të shkurtër, ekipi aktual ka arritur ta shlyejë pothuajse tërësisht këtë borxh, duke lënë vetëm muajin shkurt për t’u likuiduar. Po ashtu, ndihmat sociale, përfshirë kompensimet për prindërimin dhe shpenzimet e varrimit, ishin lënë pas dore nga administrata e mëparshme dhe kishin mbetur të papaguara për 8 muaj. Përmes një qasjeje të përgjegjshme ndaj financave publike, shumica e këtyre detyrimeve tashmë janë shlyer.

Shabani ka theksuar se qeverisja aktuale po përballet ende me pasojat e keqmenaxhimit të kaluar, ku borxhet e papaguara datojnë që nga viti 2016. Për shkak të mungesës së përgjegjësisë së administratave të mëparshme, Komuna është detyruar të ekzekutojë miliona dinarë për kompensime të vonuara dhe borxhe të lëna pas nga projektet infrastrukturore të realizuara pa mbulim financiar. Për më tepër, qeverisja e kaluar ka lënë trashëgimi edhe dënime gjyqësore, të cilat sot rëndojnë buxhetin komunal dhe po ekzekutohen nga përmbaruesit.

Megjithatë, pavarësisht sfidave, ekipi aktual i qeverisjes komunale ka arritur të vendosë një sistem të rregullt pagesash dhe të mos krijojë borxhe të reja. Ndryshe nga qasja e papërgjegjshme e administratave të kaluara, tashmë financat komunale menaxhohen me disiplinë dhe transparencë të plotë. Besim Shabani ka garantuar qytetarët se kjo qeverisje do të vazhdojë të punojë për një menaxhim efikas dhe të ndershëm të fondeve publike, duke siguruar që vonesat dhe borxhet e akumuluara të mos përsëriten më. Me këto hapa konkretë, administrata aktuale po ndërton një të ardhme me financa të qëndrueshme dhe shërbime cilësore për qytetarët e Preshevës./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
3:46 am, 10 Maj, 2026
11°C
re të shpërndara
93 %
1018 mb
4 mph
Wind Gust: 4 mph
Clouds: 45%
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:16 am
Sunset: 7:41 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Kurti në takim me Kaja Kallas: Në fokus edhe shqetësimet e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Kurti në takim me Kaja Kallas: Në fokus edhe shqetësimet e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

6 Maj, 2026
Talenti nga Presheva, Ajan Hajrullahu, fiton medalje në Olimpiadën Europiane të Matematikës (FOTO)

Talenti nga Presheva, Ajan Hajrullahu, fiton medalje në Olimpiadën Europiane të Matematikës (FOTO)

30 Prill, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM