• IMPRESUM
  • RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Rexhepi: Një hap i rëndësishëm për dinjitetin e personave me aftësi të veçanta në Luginë

8 Prill, 2025
in Lajme, Lugina
Rexhepi: Një hap i rëndësishëm për dinjitetin e personave me aftësi të veçanta në Luginë
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka nënshkruar sot kontratat me organizatat që angazhohen për të drejtat dhe mirëqenien e personave me aftësi të veçanta në Preshevë dhe Bujanoc. Kjo mbështetje vjen si rezultat i Thirrjes Publike të shpallur nga KKSH dhe e përkrahur financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me një fond të përgjithshëm prej 102 mijë euro.

Organizatat që kanë përfituar nga kjo thirrje janë Shoqata e Prindërve dhe Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara, Qendra Bashkëveprim, Qendra Era, Drejtoria për Inkluzion, Ti Barabart Unë dhe Qendra Hope. Këto organizata luajnë një rol të rëndësishëm në avancimin e të drejtave dhe integrimit të personave me aftësi të veçanta në shoqëri.

“Ky është një hap konkret drejt mbështetjes dhe fuqizimit të komunitetit të personave me aftësi të veçanta në Luginë të Preshevës, duke kontribuar në përfshirje sociale, barazi dhe dinjitet për të gjithë”, ka shkruar Rexhepi në një postim në Facebook.

Ai gjithashtu ka shprehur falënderim për Qeverinë e Republikës së Kosovës për përkrahjen e çmuar, si dhe mirënjohje për kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe këshilltarin për Luginën, Ragmi Mustafi.

Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm në drejtim të ndërtimit të një shoqërie më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
1:42 am, 10 Maj, 2026
12°C
pjesërisht me re
91 %
1018 mb
2 mph
Wind Gust: 2 mph
Clouds: 21%
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:16 am
Sunset: 7:41 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Kurti në takim me Kaja Kallas: Në fokus edhe shqetësimet e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Kurti në takim me Kaja Kallas: Në fokus edhe shqetësimet e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

6 Maj, 2026
Talenti nga Presheva, Ajan Hajrullahu, fiton medalje në Olimpiadën Europiane të Matematikës (FOTO)

Talenti nga Presheva, Ajan Hajrullahu, fiton medalje në Olimpiadën Europiane të Matematikës (FOTO)

30 Prill, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM