• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Shaip Kamberi paraqet rezolutë në Kuvend për të drejtat e shqiptarëve në Luginë

29 Korrik, 2025
in Lajme, Lugina
Çertifikohet lista “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon” e udhëhequr nga Shaip Kamberi
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Më 28 korrik 2025, deputetët Shaip Kamberi, Minela Kalender dhe Ahmedin Škrijelj paraqitën në Kuvendin e Serbisë një rezolutë që ka për qëllim adresimin e një sërë çështjesh që lidhen me pozitën e shqiptarëve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Rezoluta trajton çështjen e pasivizimit të adresave, të drejtave civile dhe politike, si dhe përfaqësimin institucional të qytetarëve shqiptarë në jug të Serbisë.

Dokumenti përmend disa marrëveshje të nënshkruara ndër vite mes përfaqësuesve lokalë dhe institucioneve shtetërore, përfshirë Planin e vitit 2001, marrëveshjen e vitit 2009 dhe Planin me Shtatë Pika të vitit 2013, të cilat janë zhvilluar me ndërmjetësimin e OSBE-së. Sipas përpiluesve të rezolutës, këto marrëveshje parashohin masa për përfshirje më të gjerë të shqiptarëve në institucionet publike, garantimin e të drejtave gjuhësore dhe zhvillimin socio-ekonomik të rajonit.

Në tekstin e rezolutës theksohet nevoja për ndërprerjen e pasivizimit të adresave, themelimin e një trupi të pavarur për shqyrtimin e kësaj praktike, respektimin e të drejtës për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe përfaqësim proporcional në institucionet publike. Po ashtu, propozohet krijimi i një fondi të posaçëm për zhvillimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si dhe përfshirja e çështjes së Luginës në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Rezoluta fton Kuvendin e Serbisë të shqyrtojë këto çështje dhe të kontribuojë në gjetjen e zgjidhjeve që mundësojnë përfshirje të barabartë dhe respektim të të drejtave të të gjitha komuniteteve, në përputhje me kushtetutën dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
4:37 am, 13 Janar, 2026
temperature icon -4°C
i vrenjtur
Humidity 87 %
Pressure 1028 mb
Wind 2 mph
Wind Gust: 1 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 7:00 am
Sunset: 4:21 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Pas Mulla Dinkës dhe Sami Salihut, edhe Mitroviqi kritikon Kamberin për refuzimin e mirënjohjes nga Qeveria e Serbisë

Pas Mulla Dinkës dhe Sami Salihut, edhe Mitroviqi kritikon Kamberin për refuzimin e mirënjohjes nga Qeveria e Serbisë

12 Janar, 2026
Mulla Dinka dhe Sami Salihu kritikojnë refuzimin e mirënjohjes nga Shaip Kamberi: Njëri kthehet te e kaluara, tjetri te autoriteti i tij në PVD

Mulla Dinka dhe Sami Salihu kritikojnë refuzimin e mirënjohjes nga Shaip Kamberi: Njëri kthehet te e kaluara, tjetri te autoriteti i tij në PVD

12 Janar, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET