• IMPRESUM
  • RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Shaip Kamberi: Policia multietnike po rrezikon të zhduket – kërkohet program i veçantë për punësimin e të rinjve shqiptarë dhe boshnjakë

12 Gusht, 2025
in Lajme, Lugina
Shaip Kamberi: Policia multietnike po rrezikon të zhduket – kërkohet program i veçantë për punësimin e të rinjve shqiptarë dhe boshnjakë
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

-Foto Bujanovacke-

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, njëherësh kryetar i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Shaip Kamberi, ka paralajmëruar se policia multietnike në Luginën e Preshevës dhe Sanxhak po rrezikon të zhduket.

Së bashku me deputetët e Partisë për Veprim Demokratik të Sanxhakut (SDA), Ahmedin Shkrijel dhe Minela Kalender, Kamberi ka inicuar hartimin e një programi të veçantë për punësimin e të rinjve shqiptarë dhe boshnjakë në strukturat policore në të gjitha komunat dhe qytetet ku jetojnë këto komunitete.

Sipas tij, punësimet e deritanishme, veçanërisht gjatë 10 viteve të fundit, nuk kanë garantuar përfaqësim të drejtë, duke ulur ndjeshëm numrin e shqiptarëve dhe boshnjakëve në polici. Kjo, thekson ai, ka sjellë mospërputhje serioze në strukturën e policisë lokale dhe ka cenuar besimin e qytetarëve.

Në iniciativën e dërguar Kryeministrit të Serbisë, deputetët kanë kërkuar që programi i veçantë të zbatohet deri sa përbërja e policisë të reflektojë realisht përbërjen kombëtare të popullsisë në këto zona.

Kamberi ka kujtuar se në vitin 2001, me ndërmjetësimin e OSBE-së, u krijua një model i suksesshëm i policisë multietnike, i cili solli stabilitet dhe besim. “Sot është koha të rikthejmë dhe forcojmë këtë model”, ka theksuar ai.

Ai shtoi se një program i tillë jo vetëm që do të përmirësonte sigurinë, por edhe do të siguronte një pasqyrim të drejtë të strukturës së popullsisë në Luginën e Preshevës dhe Sanxhak./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
7:29 am, 18 Korrik, 2026
24°C
i kthjellët
44 %
1014 mb
1 mph
Wind Gust: 1 mph
Clouds: 0%
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:11 am
Sunset: 8:06 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Vuçeviq: Në vjeshtë priten zgjedhje të reja parlamentare dhe presidenciale

Vuçeviq: Në vjeshtë priten zgjedhje të reja parlamentare dhe presidenciale

3 Korrik, 2026
Rexhep Hasani i ri kujton me mall dhe krenari veprimtarin e babait të tij të ndjerë, Rexhep Hasani

Rexhep Hasani i ri kujton me mall dhe krenari veprimtarin e babait të tij të ndjerë, Rexhep Hasani

22 Qershor, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM