• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Spastrimi etnik në Serbi

31 Gusht, 2025
in Lajme, Lugina
Spastrimi etnik në Serbi
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Qysh në vitet shtatëdhjetë-tetëdhjetë ka shumë njerëz nga (ish)Jugosllavia që punojnë jashtë shtetit, si punëtorë të huaj. Për shkak se punojnë në vende jo afër, si p.sh., Gjermania, Austria, Zvicra, nuk mund të kthehen shumë herë në shtëpinë e tyre në Serbi, domethënë, vetëm në verë ata kthehen në shtëpitë e tyre në Serbi. Jashtë sezonit të pushimeve, policët shkojnë t’i kontrollojnë adresat. Por, natyrisht nuk ka asnjeri në shtëpi. Sipas rregullave të policisë, ata kthehen disa javë më vonë për ta bërë edhe njëherë. Dhe, kuptohet, prapë askush nuk është në shtëpi… Me këtë “armë” në dorë, policia serbe ekzekuton një spastrim etnik të heshtur

Heshtazi po ndodh një spastrim etnik në jugun e Serbisë. Bazohet mbi një sistem të trashëguar nga sistemi totalitar i ish-Jugosllavisë. Në këtë sistem, policia ka më shumë fuqi sesa në vendet demokratike. Administrata e adresave është në duart e policisë. Dhe me këtë “armë” në dorë, policia serbe ekzekuton një spastrim etnik të heshtur. Si funksionon kjo?

Sfondi

Në vitet e para të këtij shekulli ka pasur luftë në jugun e Serbisë, e frymëzuar nga lufta në Kosovë. Kjo luftë ka përfunduar me ndihmën nga jashtë. Dhe prej asaj kohe Serbia kishte si obligim që në polici duhej të kishte shqiptarë në raport me numrin e tyre. Dhe kjo pak a shumë është realizuar. Por tani, shumë prej tyre kanë dalë në pension. Dhe nuk janë zëvendësuar me shqiptarë, por me serbë. Në këtë mënyrë policia në jugun e Serbisë nuk reflekton raporte etnike më. Dhe kjo përdoret për objektive nacionale serbe. (Dhe kjo nuk është e vetmja shkelje e të drejtave të shqiptarëve në Serbi. Këshilli Kombëtar Shqiptar ka botuar një raport të detajuar).

Si funksionon?

Qysh në vitet shtatëdhjetë-tetëdhjetë ka shumë njerëz nga (ish)Jugosllavia që punojnë jashtë shtetit, si punëtorë të huaj. Për shkak se punojnë në vende jo afër, si p.sh., Gjermania, Austria, Zvicra, nuk mund të kthehen shumë herë në shtëpinë e tyre në Serbi, domethënë, vetëm në verë ata kthehen në shtëpitë e tyre në Serbi.

Jashtë sezonit të pushimeve, policët shkojnë t’i kontrollojnë adresat. Por, natyrisht nuk ka asnjeri në shtëpi. Sipas rregullave të policisë, ata kthehen disa javë më vonë për ta bërë edhe njëherë. Dhe, kuptohet, prapë askush nuk është në shtëpi. Pastaj ata çregjistrohen nga administrata. Ata që punojnë jashtë nuk e dinë, derisa në çastin kur kanë nevojë për ndonjë dokument, ose kanë dëshirë për të ndryshuar shtëpinë, dhe atëherë e marrin vesh se nuk kanë asnjë të drejtë më, sepse janë çregjistruar!

Ata mund të ankohen në polici, por e njëjta procedurë përsëritet dhe ankimi lihet mënjanë. Dhe pastaj mund të shkojnë në gjyq për procedurën juridike, por edhe njëherë përsëritet e njëjta procedurë, dhe ashtu mund të vazhdohet deri në gjykatën më të lartë në Beograd, por pa rezultat, sepse gjithmonë veprohen sipas ligjit. Më në fund, shumë prej tyre kërkojnë nënshtetësi në vendet ku punojnë. Ata janë dëbuar nga vendlindja e tyre!

Për Komitetin e Helsinkit në Serbi (Albanian minority on hold, Helsinki Committee for Human Rights in Serbia, Belgrade 2001) ky është spastrim etnik, sepse bëhet në një shkallë të sistematizuar.

Reagimi nga jashtë?

Ata mund të ankohen në polici, por e njëjta procedurë përsëritet dhe ankimi lihet mënjanë. Dhe pastaj mund të shkojnë në gjyq për procedurën juridike, por edhe njëherë përsëritet e njëjta procedurë, dhe ashtu mund të vazhdohet deri në gjykatën më të lartë në Beograd, por pa rezultat, sepse gjithmonë veprohen sipas ligjit. Më në fund, shumë prej tyre kërkojnë nënshtetësi në vendet ku punojnë. Ata janë dëbuar nga vendlindja e tyre!

Për Komitetin e Helsinkit në Serbi (Albanian minority on hold, Helsinki Committee for Human Rights in Serbia, Belgrade 2001) ky është spastrim etnik, sepse bëhet në një shkallë të sistematizuar.

Reagimi nga jashtë?

Një shqiptar, Safet Demiroviq, nga Medvegja ka ndjekur rrugën juridike deri në fund, dhe ka humbur çështjen e tij në Gjykatën Kushtetuese në Beograd. (Më 14 nëntor, Gjykata Kushtetuese e Serbisë ka konfirmuar se çregjistrimi i një shqiptari të Luginës është i drejtë. Ai nuk ka asnjë të drejtë më në Serbi dhe është tani një person pa asnjë nënshtetësi, Balkan Insight, 21/11/2014). Nuk di nëse ai do të apelojë në Gjykatën për të Drejta e Njeriut në Strasburg.

Ç’mund të bëhet?

Duhet të ketë ndikim nga jashtë, veçanërisht nga Evropa. Dhe ky ndikim mund të kombinohet me diskutimin për Kosovën, sepse Qeveria serbe kërkon të gjithë të drejtat e njeriut për serbët në Kosovë, dhe me të drejtë. Por ato të drejta u mohohen shqiptarëve në Serbi, përkundrazi, shkelen sistematikisht. Kjo situatë asimetrike është e tmerrshme dhe kaq antilogjike sa nuk mund të vazhdohet më.

Zonja Ardita Sinani (kryetare e Preshevës, dhe e para kryetare femër në Serbi) ka raportuar qartë përpara US Senate Albanian Issues Caucus për të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut ndaj shqiptarëve në Serbi. Por çështja e çregjistrimit, për mendimin tim, është më urgjente.

Sipas asaj çfarë kam parë në jugun e Serbisë, këto probleme nuk ekzistojnë në nivelin e popujve, por vetëm në nivelin politik të Serbisë.

Siç është organizuar në Holandë?

1)      Përgjegjësi për administrimin e adresave ka Bashkia (Komuna). Por kjo nuk është e gjitha. Ata nëpunës nuk përgjigjen brenda Bashkisë, por në gjyq. Domethënë, as Bashkia nuk ka ndikim mbi administratën e adresave. Kam punuar në disa Bashki dhe kam pasur përgjegjësi për administratën e adresave. Ishte si detyrë për të shkuar në gjyq për t’u betuar se do të veprojë sipas ligjit dhe nuk do të lejojë ndikimin e ndokujt tjetër, as nga kryetari i Bashkisë apo kushdo qoftë. Kaq vlerë ka adresa te ne.

2)      Nëse një nënshtetas holandez jeton jashtë Holandës, administrata e personit të tij shkon në një zyrë më vete në Hagë. Nëpërmjet kësaj administrate të drejtat e personit janë garantuar tërësisht. Ai mund të votojë nga vendi ku jeton, mund të kthehet në Holandë dhe të gjitha të drejtat e tij janë të garantuara. Mund të administrohet përsëri në Holandë si nënshtetas në vendin ku do të banojë me të gjitha të drejtat e të gjithë personave të tjerë.

3)      Një nëpunës me përgjegjësi për regjistrimin e adresave mund të bëjë një hulumtim nëse ndonjë person jeton në adresën sipas administrimit, por jo pa arsye të rëndësishme. Pastaj veprohet sipas procedurës që është edhe në Serbi. Por nuk çregjistrohet, vetëm administrohet si “ka shkuar në vend të panjohur”. Nëse ai person kthehet, menjëherë regjistrohet përsëri, natyrisht pas identifikimit.

Jan Jansen, përkthyes, gazetar dhe aktivist holandez për të drejtat e njeriut, është angazhuar dhe vazhdon të angazhohet profesionalisht në dokumentimin dhe avokimin kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut. Së fundmi, ai ka hulumtuar në terren dhe ka folur haptazi për spastrimin etnik që Serbia po kryen ndaj shqiptarëve brenda shtetit të saj. Ky tekst është shkruar në gjuhën shqipe nga vetë autori. Botohet me leje të autorit.

Botuar në www.koha.net

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
11:57 pm, 18 Prill, 2026
temperature icon 10°C
i kthjellët
Humidity 67 %
Pressure 1019 mb
Wind 3 mph
Wind Gust: 3 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:47 am
Sunset: 7:16 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Kamberi mbështet kërkesën e Hoxhës për hapjen e konsullatës shqiptare në Bujanoc

Kamberi mbështet kërkesën e Hoxhës për hapjen e konsullatës shqiptare në Bujanoc

18 Prill, 2026
Hoxha i kërkon homologut serb hapjen e Konsullatës shqiptare në Bujanoc

Hoxha i kërkon homologut serb hapjen e Konsullatës shqiptare në Bujanoc

18 Prill, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET