• IMPRESUM
  • RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, në vizitë zyrtare në Preshevë

5 Prill, 2025
in Lajme, Lugina
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, në vizitë zyrtare në Preshevë
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Komuna e Preshevës priti sot në një vizitë zyrtare zëvendëskryeministrin e parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Izet Mexhiti, i cili u mirëprit nga kryetarja e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani.

Gjatë kësaj vizite vëllazërore, Mexhiti ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij të afërt: znj. Miqereme Rusi – këshilltare për arsim, z. Astrit Iseni – zëvendësministër i Punëve të Brendshme, si dhe znj. Feride Haxhiu – deputete në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Takimi i zhvilluar në ambientet e komunës u fokusua në forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik të rajonit, me theks të veçantë në përfshirjen e investitorëve nga Maqedonia e Veriut në Zonën Industriale të Preshevës.

Përmes një postimi në Facebook, kryetarja Sinani bëri të ditur se bashkëbisedimi me delegacionin nga Shkupi përfshiu gjithashtu mundësitë për realizimin e projekteve të përbashkëta përmes fondeve ndërkombëtare, si dhe rëndësinë strategjike të hapjes së vendkalimit kufitar Miratoc–Llojan, që do të mundësonte lëvizjen më të lirë të qytetarëve dhe qarkullimin e mallrave.

Një tjetër temë e rëndësishme që u trajtua ishte mbështetja për studentët nga Lugina e Preshevës që ndjekin studimet në Maqedoninë e Veriut, përmes ofrimit të bursave dhe mundësive për akomodim.

“Kjo vizitë vëllazërore rikonfirmon vullnetin e përbashkët për bashkëpunim afatgjatë dhe përkushtimin për zhvillimin e ndërsjellë të zonave tona”, theksoi kryetarja Sinani./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
2:47 am, 10 Maj, 2026
11°C
re të shpërndara
92 %
1018 mb
2 mph
Wind Gust: 1 mph
Clouds: 33%
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:16 am
Sunset: 7:41 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Kurti në takim me Kaja Kallas: Në fokus edhe shqetësimet e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Kurti në takim me Kaja Kallas: Në fokus edhe shqetësimet e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

6 Maj, 2026
Talenti nga Presheva, Ajan Hajrullahu, fiton medalje në Olimpiadën Europiane të Matematikës (FOTO)

Talenti nga Presheva, Ajan Hajrullahu, fiton medalje në Olimpiadën Europiane të Matematikës (FOTO)

30 Prill, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM