• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Zëvendësministrja Daulina Osmani pritet në takim nga kryetari i KKSH-së, Enkel Rexhepi – ja për çfar kanë biseduar

7 Janar, 2025
in Lajme, Lugina
Zëvendësministrja Daulina Osmani pritet në takim nga kryetari i KKSH-së, Enkel Rexhepi – ja për çfar kanë biseduar
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Në kuadër të vizitës së saj në Preshevë, zëvendësministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani, ka zhvilluar një takim edhe me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh), Enkel Rexhepi. Pas takimit, Rexhepi ka ndarë detaje mbi natyrën e diskutimeve me zëvendësministren Osmani, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për zhvillimin e kulturës, rinisë dhe sportit në Luginën e Preshevës.

Në një postim në Facebook, Rexhepi shprehu kënaqësinë e tij për mikpritjen e Znj. Osmani në KKSh, duke nënvizuar se gjatë këtij takimi, u diskutua për bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve në këto fusha. Ai theksoi se mbështetja për Luginën e Preshevës ishte në qendër të bisedimeve.

Sipas Rexhepit, Znj. Osmani siguroi se bashkëpunimi mes institucioneve të Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar do të thellohet dhe konkretizohet me vepra të prekshme, të cilat do të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve për qytetarët e Luginës së Preshevës.

Ky bashkëpunim, siç theksoi Rexhepi, është një hap përpara drejt krijimit të mundësive të reja për rininë e kësaj zone, promovimit të trashëgimisë kulturore dhe forcimit të unitetit kombëtar, si dhe rritjes së lidhjeve mes Kosovës, Shqipërisë dhe Luginës./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
7:58 pm, 19 Tetor, 2025
temperature icon 9°C
pjesërisht me re
Humidity 66 %
Pressure 1022 mb
Wind 5 mph
Wind Gust: 5 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 6:50 am
Sunset: 5:45 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Aksident tragjik në Serbi: Tre të vdekur e 80 të tjerë të lënduar

Aksident tragjik në Serbi: Tre të vdekur e 80 të tjerë të lënduar

18 Tetor, 2025
Policia serbe po evidenton festuesit shqiptarë në Bujanoc e Preshevë, reagon kryetari i KKSH-së Enkel Rexhepi

Festa e fitores së Shqipërisë përfundon me arrestim në Bujanoc: I riu dyshohet për të shtëna me armë zjarri nga vetura

18 Tetor, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET