• IMPRESUM
  • RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

LUGINA E PRESHEVËS NDËRMJET SHKENCËS DHE MARKETINGUT POLITIK!

20 Qershor, 2026
in Lajme, Lugina
Shqiptarët në Luginën e Preshevës: të diskriminuar, të harruar dhe të dëshpëruar
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

nga: Akad. Hivzi ISLAMI
Prof. Dr. Arsim EJUPI

Para disa ditësh u dha njoftimi se znj. Ardita Sinani, në cilësinë e kryetares së Komunës së Preshevës, kishte vizituar Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, ku ishte pritur nga kryetari i saj, akademik Skender Gjinushi. Qëllimi i vizitës së Zonjës Sinani, siç e shkruan ajo në njoftimin e vet në rrjetet sociale, na paskësh qenë kërkesa “që çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të trajtohet në mënyrë më të organizuar dhe institucionale përmes studimeve, hulumtimeve dhe projekteve shkencore të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë”!
I bëjmë me dije kësaj zonje, e cila ngarend ku mbërrinë e ku mundet për t’u shfaqur si gardiane e mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, se nuk ka nevojë të shkojë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë për të kërkuar ndihmë, sepse tanimë Lugina e Preshevës është një nga krahinat më të hulumtuara brenda hapësirës shqiptare, me disa libra studimorë e monografikë, kontribute analitiko-shkencore dhe artikuj shkencorë në gjuhë të huaja, të publikuar në revista shkencore kredibile ndërkombëtare, me të cilat mund të shërbehen politikëbërësit në kuadër të formimit të opinioneve, qasjeve dhe ndjekjes së politikave zyrtare ndaj çështjeve të ndryshme me interes, ndërsa Lugina e Preshevës është njëra prej tyre.
Ia rikujtojmë zonjës Sinani se, nën siglën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, që është institucioni më i lartë i dijes dhe shkencës në Kosovë, deri tani kemi botuar këto libra studimorë: “Lugina e Preshevës – studim kompleks gjeohapësinor“, ASHAK, 2013, ff.351, (Arsim Ejupi); “Popullsia dhe vendbanimet shqiptare të Luginës së Preshevës: gjendja dhe rrjedhat bashkëkohore“, ASHAK, 2015, ff.629, (Hivzi Islami dhe Arsim Ejupi); “Natyra e Luginës së Preshevës: struktura, determinantet dhe resurset natyrore“, ASHAK, 2016, ff.251, (Arsim Ejupi); “Korrigjimi” i kufirit Kosovë–Serbi dhe “bashkimi” i Luginës së Preshevës me Kosovën“, Tiranë, 2020, ff.80, (Hivzi Islami dhe Arsim Ejupi); “Gjeopolitikat antishqiptare“, Tiranë, 2021, ff.305, (Hivzi Islami dhe Arsim Ejupi); “Gjeopolitika, territori, konflikti: politikat hegjemoniste, kolonialiste dhe kolonizuese serbe ndaj Kosovës dhe shqiptarëve“, ASHAK, 2024, ff.569, (Hivzi Islami dhe Arsim Ejupi). Përveç librave studimorë, një numër i madh artikujsh shkencorë janë botuar edhe në revistat e ASHAK-ut dhe vazhdojnë të shërbejnë si burim reference për qarqet akademike, shkencore dhe politikëbërëse në hapësirën shqiptare dhe përtej saj. Shkrime për Luginën dhe shqiptarët ka me bollëk edhe në “Fjalorin enciklopedik të Kosovës“, pastaj në “Enciklopedinë Shqiptare“ të dy Akademive (nga autorët me prejardhje nga Lugina), që puna është në rrjedhë e sipër.
Problemin e Luginës së Preshevës e kemi paraqitur shkencërisht jo vetëm brenda gjeohapësirës shqiptare, por edhe jashtë saj, nëpërmjet artikujve shkencorë në revista që botohen nga shtëpi botuese prestigjioze si Taylor & Francis, De Gruyter, si dhe në organet shkencore të Akademisë së Shkencave të Polonisë e të Akademisë së Shkencave të Austrisë. Po ashtu edhe në konferenca e simpoziume shkencore në Austri, Poloni, Kroaci, Çeki, Slloveni, Spanjë, Bosnjë dhe Hercegovinë e gjetiu.
Është për të ardhur keq se si asnjëherë nuk e keni ndërmarrë ndonjë nismë konkrete për të artikuluar kërkesat dhe për të realizuar projekte, duke shfrytëzuar studimet komplekse dhe gjithëpërfshirëse që i kemi bërë ne për Luginën dhe shqiptarët dhe të cilat i keni në zyrat dhe bibliotekat në Preshevë e Bujanoc, por edhe në bibliotekën tuaj personale, pasi që ju kemi dhuruar personalisht me rastin e vizitave tuaja, bashkë me deputetin Shaip Kamberi, kur kishin nevojë ta vizitoni Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës në prag të zgjedhjeve për Kryetare të Komunës së Preshevës!

Ky shkrim eshte autorial dhe nuk paraqet politiken redaktuese te portalit LUGINALAJMI.

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
2:21 am, 21 Qershor, 2026
17°C
i kthjellët
73 %
1024 mb
2 mph
Wind Gust: 2 mph
Clouds: 3%
Visibility: 10 km
Sunrise: 4:55 am
Sunset: 8:13 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Shqiptarët në Luginën e Preshevës: të diskriminuar, të harruar dhe të dëshpëruar

LUGINA E PRESHEVËS NDËRMJET SHKENCËS DHE MARKETINGUT POLITIK!

20 Qershor, 2026
Ndërhyri për të ndalur përleshjen, plagoset rëndë me thikë në Preshevë

Ndërhyri për të ndalur përleshjen, plagoset rëndë me thikë në Preshevë

16 Qershor, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM