• IMPRESUM
  • RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Zjarri kaplon Tyrben në Medvegjë, shkakton dëme të mëdha të objektit të trashëgimisë fetare e kulturore (FOTO)

13 Prill, 2025
in Lajme, Lugina
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Rreth orës 12:00 të së dielës, një zjarr përfshiu Tyrben që ndodhet në Medvegjë, raporton portali LUGINALAJMI.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, objekti është djegur i tëri nga brenda, ndërsa struktura e jashtme ka mbetur e paprekur, falë ndërtimit me gurë.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Medvegjë, Fitim Sahiti, deklaroi se rasti është paraqitur në polici, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet. Ende nuk dihet nëse zjarri është shkaktuar nga ndonjë shkak teknik apo ka të bëjë me zjarrëvënie të qëllimshme. “Nëse kemi të bëjmë me zjarrvënie, ai që e ka bërë këtë nuk është normal. Si mund të digjen vendet e shenjta?”, ka theksuar Sahiti.

Ngjarja sjell kujtimet e një incidenti të ngjashëm më 16 korrik 2015, kur po ashtu flakët dogjën tyrben dhe varrin e një figure të njohur që ndodhej aty.

Në komunën e Medvegjës ndodhen edhe dy xhami: një në fshatin Banjë të Sjarinës dhe tjetra në fshatin Kapit, ndërsa kjo tyrbe është e vetmja e llojit të saj, e konsideruar si një monument i trashëgimisë fetare dhe kulturore, që ishte renovuar vite më parë.

Për vite me radhë janë shënuar incidente të ndryshme ndaj pronës private dhe objekteve të trashëgimisë në këtë zonë. Kujtojmë rastin e 1 tetorit 2023, kur shtëpia e një familjeje lokale u sulmua dhe banorët u kërcënuan nga persona të maskuar.

Hetimet për zjarrin në Tyrben e Medvegjës janë ende në zhvillim e sipër./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
10:53 am, 6 Maj, 2026
21°C
të mbuluar me re
45 %
1016 mb
3 mph
Wind Gust: 4 mph
Clouds: 93%
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:21 am
Sunset: 7:37 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Talenti nga Presheva, Ajan Hajrullahu, fiton medalje në Olimpiadën Europiane të Matematikës (FOTO)

Talenti nga Presheva, Ajan Hajrullahu, fiton medalje në Olimpiadën Europiane të Matematikës (FOTO)

30 Prill, 2026
Njoftimi i Bislimit për BE-në merr mbështetjen e Kamberit: “Kjo është praktikë sistematike”

Kamberi pas bllokimit të fondeve: Edhe bankat po bëhen instrument i diskriminimit ndaj shqiptarëve

30 Prill, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM