• IMPRESUM
  • RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Kamberi pas bllokimit të fondeve: Edhe bankat po bëhen instrument i diskriminimit ndaj shqiptarëve

30 Prill, 2026
in Lajme, Lugina
Njoftimi i Bislimit për BE-në merr mbështetjen e Kamberit: “Kjo është praktikë sistematike”
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Deputeti popullor Shaip Kamberi ka reaguar ashpër pas mosrealizimit të transferit të mjeteve nga Kosova për shqiptarët në Luginën e Preshevës, duke e cilësuar këtë veprim si diskriminim politik dhe institucional.

Sipas tij, refuzimi i donacioneve nga HalkBank për Këshillin Kombëtar Shqiptar, pa transparencë dhe pa arsyetim ligjor, përbën një precedent të rrezikshëm.

“Ky nuk është më një veprim teknik apo bankar, por një akt me përmbajtje të qartë politike dhe diskriminuese. Kur një institucion financiar bëhet pjesë e mekanizmave që pengojnë funksionimin e institucioneve legjitime të pakicës shqiptare në Serbi, atëherë kemi të bëjmë me bashkëpjesëmarrje në një politikë sistematike përjashtuese”, ka theksuar Kamberi.

Ai ka shtuar se, nën ndikimin e strukturave politike në Beograd, po krijohet një klimë ku të drejtat elementare të shqiptarëve cenohen vazhdimisht, ndërsa refuzimi i fondeve synon izolimin institucional të shqiptarëve të Luginës dhe ndërprerjen e lidhjeve me Kosovën.

Sipas deputetit, ky veprim prek drejtpërdrejt kategori të shumta përfituesish, përfshirë nxënës, studentë, organizata të shoqërisë civile, media, bujq dhe organizata që punojnë me fëmijë me nevoja të veçanta.

Ai gjithashtu ka ngritur shqetësimin për mungesën e reagimit nga faktori ndërkombëtar, duke përmendur heshtjen e Bashkimit Evropian, OSBE-së dhe institucioneve të tjera relevante.

“Pse heshtin BE, OSBE dhe ambasadat perëndimore? Dhe, mbi të gjitha, pse hesht ambasada turke duke lejuar që një institucion financiar i lidhur me të bëhet pjesë e një mekanizmi diskriminues ndaj pakicës shqiptare?”, ka pyetur Kamberi.

Në fund, ai ka kërkuar transparencë të plotë nga banka, sqarim institucional mbi bazën ligjore të refuzimit dhe ndërprerjen e menjëhershme të kësaj praktike, duke paralajmëruar se çështja mund të ngrihet në nivele ndërkombëtare dhe edhe në instanca gjyqësore nëse situata vazhdon./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
3:56 pm, 30 Prill, 2026
7°C
të mbuluar me re
85 %
1023 mb
6 mph
Wind Gust: 20 mph
Clouds: 100%
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:29 am
Sunset: 7:30 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Talenti nga Presheva, Ajan Hajrullahu, fiton medalje në Olimpiadën Europiane të Matematikës (FOTO)

Talenti nga Presheva, Ajan Hajrullahu, fiton medalje në Olimpiadën Europiane të Matematikës (FOTO)

30 Prill, 2026
Njoftimi i Bislimit për BE-në merr mbështetjen e Kamberit: “Kjo është praktikë sistematike”

Kamberi pas bllokimit të fondeve: Edhe bankat po bëhen instrument i diskriminimit ndaj shqiptarëve

30 Prill, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM