• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Ragmi Mustafi i PVD-së emërohet këshilltar në Qeverinë Kurti për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

27 Shkurt, 2026
in Lajme, Lugina
Ragmi Mustafi i PVD-së emërohet këshilltar në Qeverinë Kurti për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Ragmi Mustafi nga Partia për Veprim Demokratik (PVD) ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se është emëruar sërish këshilltar politik për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të tij, vendimi është marrë nga Kryeministri i Republikës së Kosovës.

“Me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës vazhdoj detyrën si Këshilltar Politik për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc,” ka shkruar Mustafi.

Ai ka falënderuar Kryeministrin Albin Kurti për besimin e rikonfirmuar dhe përkushtimin që institucionet e Kosovës po tregojnë ndaj çështjeve që prekin shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Në mandatin e kaluar, Mustafi ka ushtruar detyrën e këshilltarit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, duke qenë i angazhuar në trajtimin e çështjeve që lidhen me shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ai konsiderohet si një ndër kuadrot më të përgatitura dhe më aktive politike nga Lugina e Preshevës.

Mustafi ka theksuar se e konsideron nder vazhdimin e kësaj përgjegjësie, duke shtuar se “kufijtë administrativë nuk mund të kufizojnë përgjegjësinë kombëtare”.

“Të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc nuk janë çështje e jashtme e Kosovës. Janë provë e karakterit të saj politik,” thuhet më tej në reagimin e tij.

Në fund të postimit, ai ka theksuar se puna do të vazhdojë./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
1:33 am, 11 Mars, 2026
temperature icon 4°C
i kthjellët
Humidity 67 %
Pressure 1027 mb
Wind 1 mph
Wind Gust: 1 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:52 am
Sunset: 5:33 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Pasivizimi i adresave dhe çështjet e shqiptarëve në Luginë diskutohen në Ambasadën Amerikane në Beograd

Pasivizimi i adresave dhe çështjet e shqiptarëve në Luginë diskutohen në Ambasadën Amerikane në Beograd

10 Mars, 2026
Strasburgu regjistron për herë të parë padi për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Strasburgu regjistron për herë të parë padi për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës

2 Mars, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET