• IMPRESUM
  • RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Zëvendësministrja Daulina Osmani pritet në takim nga kryetari i KKSH-së, Enkel Rexhepi – ja për çfar kanë biseduar

7 Janar, 2025
in Lajme, Lugina
Zëvendësministrja Daulina Osmani pritet në takim nga kryetari i KKSH-së, Enkel Rexhepi – ja për çfar kanë biseduar
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Në kuadër të vizitës së saj në Preshevë, zëvendësministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani, ka zhvilluar një takim edhe me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh), Enkel Rexhepi. Pas takimit, Rexhepi ka ndarë detaje mbi natyrën e diskutimeve me zëvendësministren Osmani, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për zhvillimin e kulturës, rinisë dhe sportit në Luginën e Preshevës.

Në një postim në Facebook, Rexhepi shprehu kënaqësinë e tij për mikpritjen e Znj. Osmani në KKSh, duke nënvizuar se gjatë këtij takimi, u diskutua për bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve në këto fusha. Ai theksoi se mbështetja për Luginën e Preshevës ishte në qendër të bisedimeve.

Sipas Rexhepit, Znj. Osmani siguroi se bashkëpunimi mes institucioneve të Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar do të thellohet dhe konkretizohet me vepra të prekshme, të cilat do të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve për qytetarët e Luginës së Preshevës.

Ky bashkëpunim, siç theksoi Rexhepi, është një hap përpara drejt krijimit të mundësive të reja për rininë e kësaj zone, promovimit të trashëgimisë kulturore dhe forcimit të unitetit kombëtar, si dhe rritjes së lidhjeve mes Kosovës, Shqipërisë dhe Luginës./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
12:59 pm, 21 Qershor, 2026
29°C
i vrenjtur
27 %
1021 mb
9 mph
Wind Gust: 9 mph
Clouds: 80%
Visibility: 10 km
Sunrise: 4:55 am
Sunset: 8:13 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Shqiptarët në Luginën e Preshevës: të diskriminuar, të harruar dhe të dëshpëruar

LUGINA E PRESHEVËS NDËRMJET SHKENCËS DHE MARKETINGUT POLITIK!

20 Qershor, 2026
Ndërhyri për të ndalur përleshjen, plagoset rëndë me thikë në Preshevë

Ndërhyri për të ndalur përleshjen, plagoset rëndë me thikë në Preshevë

16 Qershor, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM