• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Serbia ndalon dhe deporton shtetasit shqiptarë, reagon Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqiprisë

24 Janar, 2025
in Lajme, Rajoni
Serbia ndalon dhe deporton shtetasit shqiptarë, reagon Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqiprisë
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

-Foto ilustrim-

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) e Republikës së Shqiprisë, ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj ndalimit dhe largimit nga territori i Serbisë të dy shtetasve shqiptarë, përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët ishin pjesëmarrës në një seminar në Beograd. Më 23 janar 2025, Ambasadori i Republikës së Serbisë, z. Slobodan Vukcevic, u thirr në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku iu shpreh keqardhja për këtë incident dhe shqetësimi për ndikimin negativ të këtij veprimi në lëvizjen e lirë të shtetasve shqiptarë.

Në një njoftim zyrtar, MEPJ theksoi se ky veprim nuk është në përputhje me përpjekjet për ruajtjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe se ai ka dëmtuar imazhin e këtyre marrëdhënieve. Ministria kërkoi nga autoritetet serbe sqarime lidhur me rastin dhe theksoi rëndësinë e rishikimit të vendimeve të marra, duke apeluar që të mos lejohet përsëritja e ngjarjeve të tilla në të ardhmen.

Ambasada Shqiptare në Beograd po ndjek me vëmendje të plotë këtë rast dhe po punon për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të shtetasve shqiptarë në territorin e Serbisë./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
9:00 am, 16 Shtator, 2025
temperature icon 21°C
i kthjellët
Humidity 54 %
Pressure 1020 mb
Wind 3 mph
Wind Gust: 3 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 6:13 am
Sunset: 6:41 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Pajaziti kërkon nga Daçiq hetim urgjent për dhunën ndaj futbollistëve të KF Tërnoci, njofton edhe OSBE-në për incidentin në Bosilegrad

Pajaziti: Identifikohen autorët e grafiteve në sheshin e Bujanocit

9 Shtator, 2025
Presidenti Begaj takon në Tiranë Shaip Kamberin, në fokus të drejtat e shqiptarëve të Luginës

Presidenti Begaj takon në Tiranë Shaip Kamberin, në fokus të drejtat e shqiptarëve të Luginës

9 Shtator, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET