• IMPRESUM
  • RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Kryetari Rexhepi i reagon ministrit Berisha: Zbatoni planin, mos fyeni dinjitetin e shqiptarëve

4 Maj, 2025
in Lajme, Lugina
Përjashtim i qëllimshëm: Asnjë projekt shqiptar nuk mbështetet nga Ministria serbe, reagon kreu i KKSH-së
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Pas deklaratave fyese të ministrit serb për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Demo Berisha, në të cilat ai e cilësoi Këshillin Kombëtar Shqiptar si “problem” dhe akuzoi shqiptarët për “mospërcaktim të origjinës”, ka reaguar ashpër kryetari i KKSH-së, Enkel Rexhepi.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rexhepi i ka cilësuar deklaratat e ministrit si ofenduese dhe si përpjekje për të delegjitimuar përfaqësimin legjitim të shqiptarëve në Serbi. Sipas tij, kjo qasje është në frymën e ideologjisë së partisë-shtet të Aleksandër Vuçiqit.

“Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë populli më i shtypur dhe më i diskriminuar në Ballkan. Në vend që të etiketoni dhe ofendoni, ministër, zbatojeni planin që është në tavolinë prej 12 vitesh”, shkroi Rexhepi.

Ai i kujtoi ministrit Berisha se Albin Kurti është kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Edi Rama kryeministër i Shqipërisë – dy shtete shqiptare të pavarura. “Nuk befasohem nga ju që dëshironi të na ndani, sepse kjo retorikë është pjesë e projektit të ‘Botës serbe’ që synon ndarjen dhe diskreditimin e shqiptarëve”, theksoi ai.

Rexhepi vuri në dukje se Qeveria e Serbisë ka miratuar më 4 qershor 2013 një plan me 7 pika për integrimin e shqiptarëve, dhe se janë zhvilluar dy dialogë të nivelit të lartë në Bujanoc (2021 dhe 2022) me pjesëmarrjen e OSBE-së, BE-së, ambasadorëve të huaj dhe institucioneve vendore. Si rezultat, në vitin 2022 është hartuar një plan konkret për integrimin e shqiptarëve në administratën publike për periudhën 2023–2026.

Sipas tij, ky plan parashikon masa konkrete për përfaqësim të drejtë në sistemin e drejtësisë, arsim, shëndetësi dhe administratë, rikthimin e gjykatave në Preshevë dhe Bujanoc, njohjen e diplomave nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, si dhe përdorimin real të gjuhës shqipe dhe respektimin e simboleve kombëtare.

“Dialogu ka qenë pjesë e së kaluarës, ndërsa tash është koha e veprimit”, përfundoi Rexhepi./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
11:01 am, 27 Qershor, 2026
33°C
pjesërisht me re
28 %
1020 mb
5 mph
Wind Gust: 8 mph
Clouds: 12%
Visibility: 10 km
Sunrise: 4:57 am
Sunset: 8:14 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Rexhep Hasani i ri kujton me mall dhe krenari veprimtarin e babait të tij të ndjerë, Rexhep Hasani

Rexhep Hasani i ri kujton me mall dhe krenari veprimtarin e babait të tij të ndjerë, Rexhep Hasani

22 Qershor, 2026
32 vjet nga vdekja e Rexhep Hasanit – veprimtarit dhe njërit prej themeluesve të PVD-së

32 vjet nga vdekja e Rexhep Hasanit – veprimtarit dhe njërit prej themeluesve të PVD-së

22 Qershor, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM