• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Demo Berisha e pranon: Unë jam kumbara i pushtetit në Bujanoc në mes të shqiptarëve dhe serbëve – 1:1

12 Maj, 2025
in Lajme, Lugina
Ministri Berisha kritikon Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe e akuzon për lidhje të tepruara me Prishtinën
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Këshilltari komunal nga PVD, Ragmi Mustafi, ka reaguar ashpër pas publikimit të një videoje ku ministri për të Drejtat e Njeriut, të Pakicave dhe Dialogun Shoqëror, Demo Berisha, pranon publikisht se ka qenë ai që ka sugjeruar vendosjen e një sistemi bashkëqeverisës 1:1 mes serbëve dhe shqiptarëve në komunën e Bujanocit.

Në deklaratën e tij, Berisha thotë: “Në Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave duhet të vijmë te një model që është realizuar me sugjerimin tim në komunën e Bujanocit. Atje unë kërkova që pas 22 vitesh të kemi pushtet të ndarë mes shqiptarëve dhe serbëve – konkretisht mes SNS-it (partisë së Vuçiqit) dhe partisë së Shqiprim Arifit, ish-kryetar i Preshevës. Sot, kryetar është Arbër Pajaziti, që e trashëgoi këtë model. Ne shkuam me sistemin e ndarjes së pushtetit një me një.”

Në reagimin e tij shoqërues, Mustafi e cilëson Berishën si “kumbarën e pushtetit në Bujanoc”, duke e akuzuar për ndërhyrje të hapur dhe të papranueshme në vullnetin demokratik të qytetarëve shqiptarë. “Deklarata e ministrit është pranim publik se modeli politik në Bujanoc nuk është produkt i votës së lirë, por i marrëveshjeve të prapaskenës në Beograd,” shkruan Mustafi.

Ky zhvillim hedh dritë mbi mënyrën se si strukturat shtetërore ndikojnë në përbërjen politike të institucioneve lokale në Luginë të Preshevës për një bashkëqeverisje me SNS-in.

Deklarata ka shkaktuar reagime të forta, duke hapur debat mbi autonominë politike të komunave me shumicë shqiptare dhe rolin e ministrave shqiptarë në mbështetjen e projekteve të centralizuara të kontrollit politik./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
6:54 pm, 1 Korrik, 2025
temperature icon 29°C
i vrenjtur
Humidity 25 %
Pressure 1014 mb
Wind 10 mph
Wind Gust: 18 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 4:59 am
Sunset: 8:13 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Mitrovicë: Zyrtarë policorë ndërhyjnë në një rast urgjent, ofrojnë ndihmën e parë një qytetareje

Mitrovicë: Zyrtarë policorë ndërhyjnë në një rast urgjent, ofrojnë ndihmën e parë një qytetareje

27 Qershor, 2025
Kosova ndan 626 mijë euro për arsimin dhe avokimin e shqiptarëve në Luginë

Kosova ndan 626 mijë euro për arsimin dhe avokimin e shqiptarëve në Luginë

27 Qershor, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET