• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Kur viktima lavdëron persekutuesin: Një hoxhë shqiptar nga Tërnoci glorifikon oficerin serb të mobilizimeve të dhunshme gjatë luftës së vitit 1999

16 Qershor, 2025
in Lajme, Lugina, Opinione
Kur viktima lavdëron persekutuesin: Një hoxhë shqiptar nga Tërnoci glorifikon oficerin serb të mobilizimeve të dhunshme gjatë luftës së vitit 1999
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Është e habitshme dhe në shumë aspekte paradoksale që një përfaqësues i lartë i komunitetit fetar shqiptar, siç është reis-ul-ulema Nexhmedin Saqipi, zgjedh të lavdërojë një oficer të lartë të Ushtrisë së Serbisë, pikërisht për veprimet e tij gjatë një prej periudhave më tragjike për shqiptarët: luftën e vitit 1999. Në kohën kur makineria ushtarake serbe ishte aktive në spastrimet etnike, dhunën sistematike dhe shkeljet masive të të drejtave të shqiptarëve në Kosovë dhe në Luginën e Preshevës, një hoxhë shqiptar i jep vlerësime publike një pjesëtari të atij sistemi ushtarak.

Kjo qasje ngre pikëpyetje serioze mbi raportin e ndërgjegjes kolektive me përgjegjësinë historike. Në vend që të artikulojë qëndrime kritike mbi represionin e strukturave shtetërore serbe ndaj shqiptarëve, autori fokusohet në përjetime personale, duke e portretizuar oficerin serb si njeri të ndershëm e paqedashës. Ky narrativ mund të shfrytëzohet për të relativizuar përgjegjësitë institucionale të shtetit serb dhe për të ndërtuar një imazh të “ushtrisë humane”, pikërisht në një kohë kur shumë prej viktimave të asaj periudhe vazhdojnë të kërkojnë drejtësi.

Në vijim po e japim tekstin e plotë autorial të imamit Nexhmedin Saqipit, i botuar në portalin serb “Bujanovacke”, ndërsa i përkthyer në gjuhën shqipe:

Shkruan: Reis-ul-ulema Nexhmedin Saqipi

Bujanoc, 16 qershor 2025 (foto nga arkivi privat)

Me rastin e pensionimit të oficerit të lartë të Ushtrisë së Serbisë, Milosav Simoviq, i dërgoj urimet e mia më të sinqerta dhe dëshirat për një jetë të qetë e dinjitoze në pension, duke i uruar shëndet, lumturi dhe mirëqenie në pleqëri. Le të jetojë në paqe – ashtu siç e meriton çdo njeri që në çdo kohë dhe rrethanë përpiqet të ruajë vlerat njerëzore.

Zotin Simoviq e kam njohur për herë të parë në vitin 1999 në Tërnoc, në ambientet e klubit të futbollit. Ishte një kohë e tensionuar – lufta në Kosovë, ikjet masive të njerëzve, bombardimet e NATO-s dhe presioni psikologjik i krijuar nga dezinformatat mediatike.

Mobilizimi

Në Preshevë dhe Bujanoc filluan të vinin ftesa për mobilizim të detyrueshëm me moton “Atdheu të thërret!”. E quaj “mobilizim me dhunë”, sepse dihet që shqiptarët nuk ishin pjesë e sistemit ushtarak të Jugosllavisë që nga shpërbërja e saj, dhe nuk kishin trajtim të barabartë as në shërbimin e detyrueshëm ushtarak që nga lufta e Sllovenisë.

Atëherë vetëm 84 të rinj nga komuna jonë iu përgjigjën thirrjes. U sistemuam në ambientet e Klubit të Futbollit dhe të Boksit. Aty na vizitoi për herë të parë komandanti Simoviq me delegacionin e oficerëve të lartë. Na njoftuan se të nesërmen do të dërgoheshim në kufirin me Maqedoninë e Veriut për të hapur një kanal për vendosjen e kabllove ushtarake.

Frika

Frika ishte e madhe – jo nga puna, por nga rreziku i sulmeve ajrore. Ishin të pranishëm edhe oficerë shqiptarë, si Hajrushi nga Lika dhe profesori Muzafri, por askush nuk mund të garantonte sigurinë tonë. Në atë moment propozova që të shkonim, por me kusht që të merrnim me vete rroba civile, në mënyrë që të mos identifikoheshim si objektiv ushtarak. Simoviqi pranoi menjëherë dhe tha: “Po, nën përgjegjësinë time.” Po ashtu kërkuam që të merrnim edhe një eskavator nga Tërnoci, dhe sërish tha: “Merreni, nën përgjegjësinë time.”

Atëherë kuptova se përballë kisha një njeri të ndershëm e paqedashës, i gatshëm të marrë përgjegjësi për të mbrojtur jetët e të tjerëve – edhe pse nuk ishim të së njëjtës kombësi. Nuk ishte i verbuar nga urrejtja apo frika. Ishte komandant që uniformën e tij e mbante me dinjitet.

Besoj se nuk ka popuj të këqij, as ushtri apo polici të keqe – ka individë që uniformën e përdorin për të keqen. Simoviqi nuk ishte njëri prej tyre. Këtë përvojë personale e ndaj si dëshmi që bashkëjetesa dhe respekti i ndërsjellë janë të mundshëm – edhe në kohë lufte, e sidomos pas saj. Pas çdo konflikti vjen tavolina e dialogut. Lufta nuk zgjat përgjithmonë – paqja duhet të zgjasë.

Thonë se në kohët më të vështira njeriu njeh miqtë e vërtetë. Që nga ajo kohë nuk kam pasur rast ta takoj sërish zotin Simoviq – as për kafe – ndonëse jemi parë në disa ceremoni dhe kemi shkëmbyer respektin. Asnjëherë nuk kemi kërkuar ndonjë privilegj – madje as kur kishim nevojë.

Mësimi

Ky është mësimi që e kam marrë nga një oficer serb i cili nuk e tradhtoi misionin e tij njerëzor. Ky shembull duhet t’u shërbejë të gjithëve. Atyre që sot, kur rreziqet kanë kaluar, përhapin urrejtje dhe paragjykime – ndërkohë që as nuk kanë kaluar vështirësi, disa as të lindur nuk kanë qenë atëherë – u them: mos luani me ndjenjat e atyre që kanë vuajtur. Mos ia shisni popujve tuaj patriotizmin e rremë. Ne që kemi kaluar ferrin, kemi vendosur ta lëmë pas urrejtjen dhe të ndërtojmë paqen – që kjo të mos përsëritet për gjeneratat e reja.

Mesazhi

Ne jemi popuj të vegjël, të varur nga interesat gjeopolitike të të mëdhenjve – prandaj detyra jonë është të kërkojmë paqen, e kjo është e mundur vetëm përmes njerëzve dhe bisedës. Këto janë kujtime që koha nuk i fshin. Mësime jetësore për ata që udhëheqin sot dhe ata që do të vijnë. Nuk janë për t’u mburrur, por për të ndërtuar ura mirëkuptimi.

Sepse botës ende i duhen njerëz që mbrojnë më shumë paqen sesa interesat personale. Për mua, komandant Simoviqi ishte njëri prej tyre. Në kundërshtim me disa politikanë – jo vetëm nga brezi i ri – të cilët, të udhëhequr nga ambiciet, përpiqen të bëjnë marrëveshje pa dialog dhe mbeten në gjysmë rruge, ashtu siç kanë mbetur të parealizuara shumë iniciativa në emër të multietnicitetit dhe bashkëjetesës së mirëfqinjësore.

Veprat jetësore të komandantit Simoviq dhe disa të tjerëve na japin një mesazh të qartë: pa dialog nuk ka paqe të qëndrueshme as perspektivë evropiane.

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
3:10 pm, 21 Qershor, 2025
temperature icon 27°C
i kthjellët
Humidity 25 %
Pressure 1019 mb
Wind 10 mph
Wind Gust: 12 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 4:55 am
Sunset: 8:13 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Kur viktima lavdëron persekutuesin: Një hoxhë shqiptar nga Tërnoci glorifikon oficerin serb të mobilizimeve të dhunshme gjatë luftës së vitit 1999

Kur viktima lavdëron persekutuesin: Një hoxhë shqiptar nga Tërnoci glorifikon oficerin serb të mobilizimeve të dhunshme gjatë luftës së vitit 1999

16 Qershor, 2025
Trump: Gjatë mandatit të parë e ndala shpërthimin e luftës mes Kosovës dhe Serbisë

Trump: Gjatë mandatit të parë e ndala shpërthimin e luftës mes Kosovës dhe Serbisë

16 Qershor, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET