• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Si po tentohet të largohet nga tavolina Plani 7-pikësh

27 Shtator, 2025
in Lajme, Lugina, Opinione
Reagime të ashpra në Luginë ndaj emërimit të Demo Berishës si ministër për të Drejtat e Njeriut
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Nga: Alban ALILI

Masat Urgjente për Afirminin e të Drejtave të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës i njohur si “Plani 7-Pikësh “ mbetet dokumenti gjithëpërfshirës për avancimin e pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ai përmbledh qartë të gjitha çështjet që presin zgjidhje – nga përdorimi i gjuhës shqipe e simboleve kombëtare, deri te integrimi në institucione dhe zhvillimi ekonomik e i rajonit.

Nga dokumenti, masat kryesore që përbëjnë shtyllat e planit janë:
1. Integrimi i plotë i shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe publike, me punësim proporcional sipas përqindjes së popullsisë.
2. Realizimi i sigurisë së plotë – largimi i forcave speciale, funksionalizimi i policisë multietnike, respektimi i ligjit për amnisti, ndalja e gjuhës së urrejtjes dhe hetimi i rasteve të vrasjeve/kidnapimeve të shqiptarëve (1999–2001).
3. Zhvillimi ekonomik i rajonit përmes fondeve të veçanta, investimeve, hapjes së vendeve të punës, zonave industriale, heqjes së privatizimeve të dyshimta dhe përfshirjes në fondet IPA të BE-së.
4. Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, shkrimit dhe simboleve kombëtare në institucione, dokumente, komunikim publik dhe heqjen e pengesave ligjore për simbolet.
5. Decentralizimi në gjyqësi – kthimi i gjykatave dhe prokurorive themelore në Preshevë e Bujanoc, për të garantuar përdorimin e gjuhës shqipe dhe qasje më të drejtë në drejtësi.
6. Arsimi, kultura dhe mediat – njohja e diplomave nga Kosova e Shqipëria, hapja e institucioneve të arsimit të lartë në gjuhën shqipe, sigurimi i teksteve shkollore, dhe themelimi i një mediumi elektronik rajonal në shqip.
7. Mbrojtja sociale dhe shëndetësore – hapja e një spitali rajonal, pajisja e shtëpive të shëndetit, trajtimi i personave me aftësi të kufizuara dhe njohja e stazhit të punës nga Kosova.

Orvatje të vazhdueshme ka patur, gjithmonë të dirigjiuara nga Beogradi, për të nxitur tensione ose ngritur paknaqësi rreth tij.
Kjo gjithmonë ka ndodhur kur presioni ndërkombëtar ndaj Qeverisë për realizimin e Planit 7 Pikësh ka qenë i lartë.
Duke qenë se ky dokument është i nënshkruar dhe adaptuar nga Qeveria serbe, e i njejti i dakorduar nga i gjithë spektri politik shqiptar në Luginë të Preshevës, ai mbetet pikë reference për faktorin ndërkombëtar, si platforma mbi të cilën do duhej të realizoheshin të drejtat e shqiptarëve nga shteti.
Ky dokument e futë qeverinë serbe në detyrim ndaj shqiptarëve. Mbi bazën e tij krijohen raporte ndërkombëtare mbi trajtimin e shqiptarëve nga shteti serb.

E vërteta e pakontestueshme është se Plani 7 Pikësh nuk ka gjetur zbatim, e është e pavërtetë që i njejti është tejkaluar. Ai në shumë fusha ende s’është filluar.

Pikat e këtij plani nuk mund të vjetrsohen, ato paraqesin fushat e jetesës së përditshme, sfidave që shqiptarët vazhdojnë t’i kenë njejtë edhe sot!

Kjo lloj orvatje ka ndodhur ndër vite, herë duke u fshehur pas kritikave të disa shqiptarëve e herë duke nxitur tensione sa herë që procesi duhej të nisej drejt realizimit.

Kujtojmë se në vitin 2021 dhe 2022 Alternativa pë Ndryshim dhe kryetari i saj kërkonin një plan tjetër, të ashtuquajtur “më bashkëkohor”. Edhe atëherë si sot, qëllimi ishte i njejtë , largimi i Planit 7-pikësh nga tavolina, e që i shkon për shtati vetëm Qeverisë së Republikës së Serbisë.

Së fundmi, Demo Berisha, përmes të ashtuquajturve “lojalistë” shqiptarë, po mundohet njejtë, ta zëvendësojë Planin 7-pikësh me takime boshe dhe iniciativa që vetëm sa e largojnë vëmendjen nga thelbi i problemit.
Ai, fatkeqësisht kësaj radhe me ndihmën e figurave si kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, dhe disa figura që po i paraqet si “shoqëri civile” , po tentin të prodhoj plane të reja “për fillimin e bisedimeve”.
Pra nga një dokument i nënshkruar, në bisedime të reja. Nga një platformë që kërkon zbatim, në një dokument për bisedim, pa legjitimitet e pa mbështetje. Kjo është mënyra për të provuar të hiqet nga tryeza dokumentin me të cilin shteti ka marrë obligim.

Prandaj ky proces është i rrezikshëm, sepse kërkon të zbeh legjitimitetin e dokumentit që bashkoi spektrin politik shqiptar një dekadë më parë dhe që u njoh ndërkombëtarisht si baza e obligimeve të marra nga Beogradi.
E duke e devijuar debatin në rrugë pa krye, po synohet nga Qeveria të shuhet gradualisht presioni për zgjidhje të vërtetë.

Që do të arrihet kjo nuk e besoj.
Por besoj fortë se nuk duhet të lejojmë që disa individë, qoftë për arsye financiare, e qoftë të tjetë për pushtet, të ndërmarrin hapa kaq të rrezikshëm sa të i kontribuojnë me apo pa vetëdije narrativës dhe qëllimeve të Demo Berishës. Të cilat më tepër janë që të nënshtrojnë shqiptarët sesa të implemetoj dhe siguroj të drejtat që na takojnë, e për të cilat, përmes Planit 7 pikësh, Qeveria në tërësi ka marrë vetë obligim.

Kjo është detyrë e çdo njërit prej nesh.

(Autori është zyrtar i lartë i Partisë për Veprim Demokratik)

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
8:42 pm, 27 Shtator, 2025
temperature icon 15°C
të mbuluar me re
Humidity 79 %
Pressure 1020 mb
Wind 2 mph
Wind Gust: 3 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 6:25 am
Sunset: 6:22 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Reagime të ashpra në Luginë ndaj emërimit të Demo Berishës si ministër për të Drejtat e Njeriut

Si po tentohet të largohet nga tavolina Plani 7-pikësh

27 Shtator, 2025
PD: Deklaratat e Demo Berishës dhe Arbër Pajazitit janë politikisht të papërgjegjshme dhe të dëmshme për interesat e shqiptarëve në Bujanoc

PD: Deklaratat e Demo Berishës dhe Arbër Pajazitit janë politikisht të papërgjegjshme dhe të dëmshme për interesat e shqiptarëve në Bujanoc

24 Shtator, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET