Në ambientet e Bibliotekës Ndërajonale “Fan S. Noli” këtë të shtunë është përuruar libri “Masakrat serbo-sllave në Gjilan, Kamenicë, Viti, Preshevë, Bujanoc, Kumanovë dhe Shkup në vitet 1944/1945” i autorit dr. Fatmir H. Selimi.
Fillimisht për rëndësinë e këtij libri dhe historinë e trishtë të këtyre viteve ka folur studiuesi – moderatori dr. Faik Sahiti, kurse për masakrën e Gjilanit është shkruar edhe më herët, ka thënë Florim Isufi, që ka vlerësuar se autori i librit, Fatmir Selimi ka bërë gjurmime të mira, i cili pos vendbanimeve që janë në titull të librit, ka shkruar edhe për masakrën e Tërnoci. Isufi ka vlerërsuar se këto studime nuk duhet ndalur deri në identifikimin e të vrarëve më të fundit, ngase siç ka gjetur ai, ngjarjet po harrohen ndër breza.
Emin Selimi, profesor i historisë, ka thënë se këtë vit është përvjetori i ngjarjeve tragjike të Gjilanit “Ditët e masakrës në Gjilan”, që na përkujton se historia për ne nuk ishte mësesue e mirë e jetës. Sipas Emin Selimit, libri i Fatmir Selimit ka peshë të madhe për historinë e Gjilanit dhe më gjerë. Kjo është një vepër me peshë të madhe për popullin shqiptar. Autori ia ka dalë që një pjesë të kësaj periudha t’a konservojë e libri është një memorie ku ndodhen me mijëra emra, shënime për vrasje, shkatërrime e shpërngulje në masë.
Historiani Fatmir Shabani, ka thënë se autori në këtë libër në mënyrë statistikore i ka paraqitur emrat. Ai tha se Lufta e Dytë Botërore për shqiptarët ishte rirobërim. Shabani, që foli për masakrat që serbo-sllavët bënë ndaj shqiptarëve, nuk e la pa e përmendur edhe rolin e disa shqiptarëve të ashtuquajtur të ndershëm.
Dr. Neriman Braha, në një elaborim të gjatë ka thënë se historia na mëson për të kaluarën, por edhe të popujve në përgjithësi, e populli i ynë në histori kaloi thuajse i vetmuar, andaj siç tha ai, detyrë e jona është për të luftuar, por edhe për të gjetur mikun e fortë për përkrahje. “Ish-Jugosllavia ishte varri i hapur për shqiptarët dhe burg i popujve, ngase të dhënat flasin se në të u vranë 86 mijë shqiptarë”, ka thënë Braha, që tha se libri i Fatmir Selimit ka plot emra dhe ky libër luan një rol me rëndësi në historikun e vendit.
Fadil Agaj, ka lexuar një punim nga përmbledhja për librin të shkruar nga Kurtesh Devaja, i cili në hollësi ka përshkruar masakrën e Gjilanit e librin e ka vlerësuar origjinal dhe të dokumentuar. Në lidhje me këtë libër ka folur edhe historiani Aliriza Selami, i cili edhe vetë është marrë me këtë temë, që e cilësoi të gjerë, por për të cilën arkivat edhe ai i Beogradit mbeten të mbyllura për shqiptarë, ngase i shkatërroi ato dokumente OZNA. Ai tha se ua kemi borxh të gjithëve t’a bëjmë një tabelë dhe se duhet është bërë edhe më shumë, ngase terreni nuk është shfrytëzuar sa duhet. Folën edhe Xhemaludin Salihu nga Presheva e Shefki Bajrami nga Përlepnica, kurse autori i librit Fatmir Selimi foli për punën e bërë në hartimin e librit dhe nuk la pa përmendur të gjithë ata që i ndihmuan në hartimin e këtij libri, që mund të shërbejë si pikënisje për studime të mëtejme./kryelajmi.com
how to buy priligy in usa reviews I was obsessed about recurrence for about 4 years following diagnosis
The new evidence continues to support the conclusion that sperm cryopreservation is an effective method of fertility preservation in males treated for cancer do i need a doctor prescription to buy priligy