• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Vuçiq nga kazermat paralajmëron rikthimin e shërbimit ushtarak nga 1 marsi, Kamberi e kundërshton hapur

14 Prill, 2026
in Lajme, Lugina, Rajoni
Vuçiq nga kazermat paralajmëron rikthimin e shërbimit ushtarak nga 1 marsi, Kamberi e kundërshton hapur
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar gjatë shënimit të Ditës së Njësisë së Policisë Ushtarake për Qëllime Speciale “Kobre”, në kazermën “Vasa Çarapiq”, se është reale që shërbimi i detyrueshëm ushtarak të rikthehet duke filluar nga 1 marsi, me një kohëzgjatje prej 75 ditësh.

Ai theksoi se përgatitjet do të zhvillohen gjatë muajve shtator dhe tetor, ndërsa rekrutët do të nisin shërbimin në pranverën e ardhshme. Sipas tij, ky hap do të ndikojë në rritjen e disiplinës dhe përgjegjësisë tek të rinjtë, por edhe në forcimin e shtetit.

Vuçiç bëri të ditur se do të inkurajohet veçanërisht ndërtimi i qendrave ushtarake dhe rinovimi i kazermave në zonat kufitare, nga veriu në jug të vendit. Ai shtoi se prania e ushtrisë në qytete të ndryshme do të ketë edhe ndikim ekonomik, duke e krahasuar atë me hapjen e “një fabrike të re”, pasi do të rrisë qarkullimin ekonomik dhe aktivitetin lokal.

Megjithatë, kjo ide ka hasur në kundërshtime, sidomos nga përfaqësues të komunitetit shqiptar në jug të Serbisë.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, është deklaruar hapur kundër rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë të papranueshëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Në reagimet e tij, Kamberi pati theksuar se tek komuniteti shqiptar ekziston shqetësim i vazhdueshëm për shkak të përvojave të së kaluarës, të cilat sipas tij ende ndikojnë në ndërgjegjen kolektive. Ai ka paralajmëruar se rikthimi i një detyrimi të tillë, pa adresuar çështjet e besimit dhe barazisë, mund të rrisë tensionet.

Më 28 shtator 2025, Kamberi kishte kundërshtuar publikisht iniciativën për rikthimin e shërbimit ushtarak, duke ngritur edhe çështjen e trajtimit të shqiptarëve në ish-ushtrinë jugosllave. Ai ka propozuar në Kuvendin e Serbisë formimin e një komisioni hetimor për të shqyrtuar rrethanat e vdekjes së 135 ushtarëve shqiptarë gjatë viteve ’80, duke theksuar se këto raste lidhen me një pozitë të diskriminuar.

Në kërkesën e tij, ai kishte theksuar se ekziston shqetësim real në mesin e shqiptarëve për mundësinë e thirrjes në ushtri, duke shtuar se e kaluara dhe pasojat e saj vazhdojnë të ndikojnë në perceptimet e komunitetit.

Debati për rikthimin e shërbimit ushtarak në Serbi pritet të vazhdojë, ndërsa mbetet e paqartë se si do të adresohen shqetësimet e komuniteteve pakicë në këtë proces./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
4:32 am, 18 Prill, 2026
temperature icon 10°C
i kthjellët
Humidity 74 %
Pressure 1015 mb
Wind 4 mph
Wind Gust: 4 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:47 am
Sunset: 7:16 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Vuçiq nga kazermat paralajmëron rikthimin e shërbimit ushtarak nga 1 marsi, Kamberi e kundërshton hapur

Vuçiq nga kazermat paralajmëron rikthimin e shërbimit ushtarak nga 1 marsi, Kamberi e kundërshton hapur

14 Prill, 2026
Pacienti nga Bujanoci godet me shuplakë mjekun në Vranjë – Prokuroria nis procedurë penale

Pacienti nga Bujanoci godet me shuplakë mjekun në Vranjë – Prokuroria nis procedurë penale

14 Prill, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET