• IMPRESUM
  • RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Talenti nga Presheva, Ajan Hajrullahu, fiton medalje në Olimpiadën Europiane të Matematikës (FOTO)

30 Prill, 2026
in Lajme, Lugina
Talenti nga Presheva, Ajan Hajrullahu, fiton medalje në Olimpiadën Europiane të Matematikës (FOTO)
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Djaloshi nga Presheva, Ajan Hajrullahu, ka fituar medaljen e bronztë në Olimpiadën Matematike Europiane EMO 2026, e mbajtur në Vilnius të Lituanisë, duke shënuar një sukses të rëndësishëm për Kosovën dhe për shqiptarët në rajon.

Sipas Shoqata e Matematikanëve të Kosovës, ekipi i Kosovës në këtë garë prestigjioze ka siguruar edhe dy Mirënjohje Nderi për nxënësit Lyron Celina dhe Vesa Xhymshiti, të cilët, së bashku me Ajan Hajrullahun nga Presheva, janë nxënës të shkollës “New York School of Science in Kosova”.

Ajan Hajrullahu nga Presheva është nxënës i klasës së 12-të, Lyron Celina i klasës së 11-të, ndërsa Vesa Xhymshiti është nxënëse e klasës së 8-të në këtë institucion arsimor.

“Ajan Hajrullahu ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm dhe ka përfaqësuar denjësisht Kosovën në një nga garat më të rëndësishme europiane të matematikës”, thuhet në njoftim.

Kjo arritje e Ajan Hajrullahut nga Presheva vlerësohet si rezultat i punës, talentit dhe përkushtimit në një nivel të lartë ndërkombëtar. Olimpiada u zhvillua nga 23 deri më 29 prill 2026, ndërsa testet janë mbajtur më 25 dhe 26 prill.

Një tjetër element i rëndësishëm është se dy nga detyrat e testit janë propozuar nga ekipi i Kosovës, çka dëshmon nivelin e lartë profesional dhe kontributin e komunitetit matematikor në vend.

Ndërkohë, Vesa Xhymshiti ka fituar Mirënjohje Nderi edhe në Olimpiadën Europiane të Matematikës për Vajza (EGMO 2026), duke qenë shumë pranë medaljes së bronztë.

Shoqata e Matematikanëve thekson se do të vazhdojë të mbështesë të rinjtë e talentuar, ndërsa suksesi i Ajan Hajrullahut nga Presheva mbetet një shembull frymëzues për gjeneratat e reja./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
5:59 pm, 30 Prill, 2026
8°C
të mbuluar me re
75 %
1022 mb
6 mph
Wind Gust: 14 mph
Clouds: 100%
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:29 am
Sunset: 7:30 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Talenti nga Presheva, Ajan Hajrullahu, fiton medalje në Olimpiadën Europiane të Matematikës (FOTO)

Talenti nga Presheva, Ajan Hajrullahu, fiton medalje në Olimpiadën Europiane të Matematikës (FOTO)

30 Prill, 2026
Njoftimi i Bislimit për BE-në merr mbështetjen e Kamberit: “Kjo është praktikë sistematike”

Kamberi pas bllokimit të fondeve: Edhe bankat po bëhen instrument i diskriminimit ndaj shqiptarëve

30 Prill, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM