Trajneri i klubit të basketbollit të Trepçës, Engin Gençoglu, është larguar nga mitrovicasit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Trepçës, të cilët përmes një postimi në rrjetet sociale kanë bërë të ditur që i kanë ndarë rrugët me trajnerin turk.
“Klubi i basketbollit Trepça njofton se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Engin Gençoglu”.
“Skuadrën deri në fund të plejofit e drejton Ilir Selmani, që deri më tani ishte në shtabin teknik”.
“Klubi e falënderon Gençoglun për kontributin e dhënë në skuadrën tonë. Bashkë kemi fituar Kupën e Kosovës dhe kemi arritur në finale të plejofit”.
“Të gjithë në klub janë të përkushtuar që skuadra të shfaq më të mirën në ndeshjen e nesërme ndaj Pejës”, thuhet në njoftimin e “Minatorëve”.
Largimi i trajnerit vjen në një moment shumë të rëndësishëm që janë mitrovicasit.
Ata do të përballen të enjten me Pejën në ndeshjen e tretë finale të “Play-Off”-it, derisa rezultati i dy ndeshjeve të mëhershme është nga një fitore për secilën skuadër.
Megjithatë, duhet theksuar se në ndeshjen e dytë, Trepça pësoi debakël nga pejanët./albanianpost/