• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJM
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJM
No Result
View All Result

Promovohet libri „Tërnoci nëpër valë kohe“ me autor Galip Beqirin

24 Maj, 2023
in Shkenca
Promovohet libri „Tërnoci nëpër valë kohe“ me autor Galip Beqirin
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Në sallën e vogël, përplot të stërmbushur, të shtëpisë së kulturës në Bujanoc, sot është promovuar libri monografik i Galip Beqirit „ Tërnoci nëpër valë kohe „, shkruan FOLonline.

Për librin në fjalë para të pranishmëve foli redaktori i tij, Jonuz Fetahaj, i cili theksoi se kjo vepër e Beqirit paraqet një thesar të çmuar, sidomos për Tërnocin.

Fetahaj përmendi figura eminente të cilat janë të përmbledhura në këtë libër e që kanë prejardhjen nga ky vendbanim.

Recensenti i librit, Nuhi Bytiqi, theksoi se ky botim paraqet njërën ndër veprat më të rëndësishme për popullin shqiptarë jo vetëm në Luginë por në të gjitha trevat.

Bytiqi u ndal tek periudha e luftës së UÇPMB-së duke potencuar rrolin e Galip Beqirit.

Konsultanti në këtë libër, Shaip Kamberi, theksoi se autori në mënyrë objektive i ka pasqyruar zhvillimet të të cilave kemi qenë edhe vet dëshmitar.

Kamberi tha se kontributi i Beqirit dhe i të tjerëve duhet mbajtur mend dhe të përcillet tek gjenaratat e reja.

Për nder të autorit, prezent sot ishte edhe delegacion nga Maqedonia e veriut në krye me kryetarin e Insitutit për Marëdhënie Ndërkombëtare, dr.Ylber Sela, i cili i përshëndeti të pranishmit me një fjalë rasti.

Autori Galip Beqiri, ka theksuar se për të dal në dritë ky libër është dashur të punojë më shumë se dhjetë vjet.

Ai përmendi fazat e zhvillimeve të pasqyruara në libër. U ndal tek vitet e 90’ që përkonin me aktivitetet e tërnocasve në të gjitha lëmitë. Vazhdoi me elaborimin e angazhimeve në UÇPMB e deri tek vitet e fundit të ditëve të sotme.

Në promovimin e sotëm, janë lexuar fragmente nga libri, me theks të veçant nga periudha e bombardimeve të NATO-s.

Libri i autorit Beqiri përmban 11 kapituj në të cilat flitet për ngjarjet historike duke filluar nga viti 1912 e deri në ditët e sotme.

Nga vitet e 70’ të shekullit të kaluar, Beqiri ka qenë vet akter i zhvillimeve politike dhe Shoqërore.

Ndryshe, Galip Beqiri, gjatë karrierës së tij ka qenë profesor në Shkollën e Mesme „Sezai Surroi“ në Bujanoc, kryetar i Bashkësisë Lokale të Tërnocit për disa mandate, udhëheqës për sektorin civil gjatë UÇPMB-së dhe bashkëpunëtor i komandant Lleshit, këshilltar i Kuvendit Komunal të Bujanocit dhe Këshillit Komunal, drejtor i bibliotekës së qytetit dhe kryetar i parë i Këshillit Kombëtar Shqiptar./FolOnline/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

Bujanoci
6:49 am, 9 Qershor, 2023
17°C
re të shpërndara
Wind: 1 mph
Pressure: 1013 mb
Visibility: 10 km
Sunrise: 4:55 am
Sunset: 8:08 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJM

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, personal blog, etc. Check our landing page for details.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Avokati i Shqiprim Arifit sot është arrestuar për korrupsion

Avokati i Shqiprim Arifit sot është arrestuar për korrupsion

8 Qershor, 2023
Edi Rama u dorëzon Francës e Gjermanisë një draft për Asociacionin në Kosovë

Edi Rama u dorëzon Francës e Gjermanisë një draft për Asociacionin në Kosovë

8 Qershor, 2023
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET