Me arsyetimin se po i “pengon” kryetarit, drejtori i Shtëpisë së kulturës në Preshevë, Kujtim sadriu, ka ndaluar shfaqjen e premierës “Heshtja vret”, project filmik ky, i realizuar nga artistët e mirënjohur preshevarë dhe i mbështetur nga Qeveria e Kosovës.
Lajmin mbi moslejimin e shfaqjes së premierës filmik të prodhuar nga Colesseum Production, e ka bërë të ditur vet aktori preshevar, përmes një postimi në facebook, ku ndër të tjera ka shkruar: “Për shkak të mosbashkëpunimit të mirë me drejtorin e shtëpisë së kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshëvë, me arsyetimin se po i pengon “kryetarit” gjë që është e ditur që nga fillimi se këtij të fundit i pengojnë edhe aktivitetet edhe sukseset e mija , kështu që unë si punëtor (aktor) i këtij institucioni (Teatrit të Preshevës) detyrohem që të ndryshoj lokacion dhe Premierën e filmit ta bartë në Bujanoc, por kjo aspak nuk zbeh vullnetin apo angazhimin tim për ti ofru qytetarëve organizime kulturore dhe artistike!” – ka shkruar në origjinalitet Veseli.
A për më shumë, ka ftuar artdashësit që me 10 qershor me fillim prej orës 19:00h të marrin pjesë në premierën filmik “Heshtja vret” që do të zhvillohet në shtëpinë e kulturës në Bujanoc.
Kujtojmë që kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifit, gjatë gjithë kohës po kundërshton projektet e financuara nga Qeveria e Kosovës, për organizatat e ndryshme në Luginë të Preshevës, përfituese nga thirrja e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Shqiprim Arifi, në paraqitjet e tij të fundit ka një paraqitje tejet kundërshtuese ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë që ai drejton./LUGINALAJMI/