• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Jugu i Serbisë është shndërruar në “varrezë fabrikash”, mbi 5.000 punëtorë pa punë në një vit

17 Dhjetor, 2025
in Lajme, Rajoni
Jugu i Serbisë është shndërruar në “varrezë fabrikash”, mbi 5.000 punëtorë pa punë në një vit
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Grupi joformal i studentëve të Universitetit të Nishit ka reaguar sot me një deklaratë lidhur me mbylljen e fabrikës “Leoni” në Maloshiste, duke theksuar se gjatë vitit të fundit jugu i Serbisë është shndërruar në një “varrezë fabrikash”, nga ku rreth 5.000 punëtorë kanë mbetur pa punë.

Në deklaratë thuhet se fabrikat po mbyllen njëra pas tjetrës, investitorët që kanë përfituar subvencione të mëdha shtetërore po largohen, ndërsa pas tyre mbeten halla prodhimi bosh. Sipas studentëve, e vetmja gjë që hapet vazhdimisht janë gojët e presidentit, të mbushura me gënjeshtra, ndërsa çdo “hapje” e tij shërben vetëm si hyrje për një mbyllje të re.

Ata theksojnë se në jug të Serbisë më nuk shtrohet pyetja nëse një fabrikë do të mbyllet, por se pas sa ditësh nga vizita e presidentit kjo do të ndodhë.

Sipas vlerësimit të tyre, vetëm tre ditë më parë Nishi shërbeu si skenë për një tjetër episod të asaj që ata e quajnë “reality show presidencial”, të shoqëruar me kamera, masa të shumta sigurie, statistë të sjellë me autobusë dhe hapjen pompoze të fabrikës “Ariston”.

Në deklaratë thuhet se presidenti u shfaq në titujt kryesorë të mediave duke folur për lulëzimin e Serbisë, investime që po shpërthejnë dhe një të ardhme të ndritur, por se realiteti e demanton këtë narrativë. Vetëm disa ditë pas vizitës së tij, sipas studentëve, u mbyll edhe një fabrikë tjetër dhe rreth 1.900 punëtorë mbetën pa punë.

Studentët theksojnë se punëtorët janë njoftuar që të mos vijnë më në punë për shkak se fabrika po mbyllet, pikërisht në kohën kur presidenti, sipas tyre, po u dëshmonte studentëve dhe qytetarëve se mund të shëtiste lirshëm në qytet në orën tre të mëngjesit, duke ngrënë byrek në një furrë buke pranë Nishit dhe duke pritur, së bashku me kryetarin e komunës Dragoslav Pavloviq, një autobus me qira që luante rolin e transportit publik.

Në deklaratë shtrohen disa pyetje publike: nëse fabrika “Ariston” është simbol i “zhvillimit”, pse fabrikat po mbyllen më shpejt sesa hapen; nëse kjo quhet sukses, pse punëtorët po mbeten masivisht pa punë; dhe nëse kjo është politikë e përgjegjshme, ku janë zgjidhjet për mbi 5.000 persona që gjatë vitit të fundit në jug të Serbisë kanë humbur vendin e punës.

Sipas studentëve, për presidentin fabrikat shërbejnë vetëm si skenografi, ndërsa punëtorët trajtohen si mall i konsumueshëm. Ata vlerësojnë se jugu i Serbisë është shndërruar në një poligon për përfitime të lira politike, ndërsa e ardhmja e njerëzve mbetet dëmi kolateral. Siç thuhet në deklaratë, kur kamerat fiken, fiket edhe gjithçka tjetër.

Në fund, studentët i bëjnë thirrje presidentit që të mos hapë më fabrika, duke theksuar se sa herë që ai pret shiritin, dikush tjetër së shpejti mbetet pa punë ose pëson pasoja për shkak të neglizhencës dhe korrupsionit.

Në përfundim, ata theksojnë se Aleksandar Vuçiq, sipas tyre, nuk sjell zhvillim, por mbyllje fabrikash; nuk sjell siguri, por pushime nga puna; dhe nuk sjell të ardhme, por halla bosh dhe barkë të zbrazët. Sipas studentëve, i vetmi kontinuitet i politikës së tij është kolapsi i plotë i ekonomisë dhe shkatërrimi i shtetit.

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
3:32 am, 13 Janar, 2026
temperature icon -5°C
i vrenjtur
Humidity 90 %
Pressure 1027 mb
Wind 2 mph
Wind Gust: 1 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 7:00 am
Sunset: 4:21 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Pas Mulla Dinkës dhe Sami Salihut, edhe Mitroviqi kritikon Kamberin për refuzimin e mirënjohjes nga Qeveria e Serbisë

Pas Mulla Dinkës dhe Sami Salihut, edhe Mitroviqi kritikon Kamberin për refuzimin e mirënjohjes nga Qeveria e Serbisë

12 Janar, 2026
Mulla Dinka dhe Sami Salihu kritikojnë refuzimin e mirënjohjes nga Shaip Kamberi: Njëri kthehet te e kaluara, tjetri te autoriteti i tij në PVD

Mulla Dinka dhe Sami Salihu kritikojnë refuzimin e mirënjohjes nga Shaip Kamberi: Njëri kthehet te e kaluara, tjetri te autoriteti i tij në PVD

12 Janar, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET