• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Tragjedi në Serbi: Dy banorë të Mateçit të Kumanovës humbin jetën në autostradën Beograd–Nish (FOTO)

21 Dhjetor, 2025
in Lajme, Rajoni
Tragjedi në Serbi: Dy banorë të Mateçit të Kumanovës humbin jetën në autostradën Beograd–Nish (FOTO)
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur herët në mëngjesin e sotëm në autostradën Beograd–Nish, pranë nyjës Umçari, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.

Sipas raportimeve të mediave serbe, aksidenti ka ndodhur kur një automjet i markës “Seat”, me targa gjermane, për arsye ende të paqarta ka dalë nga rruga. Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke u përplasur me gardhin mbrojtës dhe sinjalistikën rrugore përgjatë autostradës.

Nga aksidenti kanë mbetur të vdekur shoferi dhe bashkëudhëtarja e tij, një burrë dhe një grua, të cilët sipas mediave serbe janë shtetas të Maqedonisë së Veriut. Një pasagjer tjetër nga i njëjti automjet është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdes mjekësor për shkak të lëndimeve të rënda.

Autoritetet policore serbe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa shkaku i saktë do të përcaktohet pas përfundimit të ekspertizës.

Nga ana tjetër, portali “Kumanova Sot”, duke cituar burime jozyrtare dhe duke u bazuar në raportime të mediave shqiptare, njofton se viktimat dyshohet të jenë nga fshati Mateç i komunës së Likovës, respektivisht nga rajoni i Kumanovës. Sipas këtyre informacioneve jozyrtare, bëhet fjalë për një burrë dhe një grua nga një familje e njohur në këtë zonë, familja e një profesori me inicialet (L.).

Deri në këto momente, identiteti i viktimave dhe origjina e tyre nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet kompetente, ndërsa pritet që institucionet përkatëse të dalin me informacione shtesë gjatë ditës./LUGINALAJMI/

Screenshot
ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
2:04 pm, 21 Prill, 2026
temperature icon 9°C
të mbuluar me re
Humidity 82 %
Pressure 1016 mb
Wind 4 mph
Wind Gust: 8 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:42 am
Sunset: 7:20 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Vuçiq priti në takim Arbër Pajazitin dhe Driton Rexhepin në vazhdën e konsultimeve, kryetari i Bujanocit njofton për çështjet e diskutuara (FOTO)

Vuçiq priti në takim Arbër Pajazitin dhe Driton Rexhepin në vazhdën e konsultimeve, kryetari i Bujanocit njofton për çështjet e diskutuara (FOTO)

20 Prill, 2026
Vuçiq: Do të kandidoj për kryeministër vetëm nëse është e domosdoshme për fitore

Vuçiq në ora 09:00 pret në takim përfaqësuesit e Alternativës për Ndryshim nga Presheva e Bujanoci

20 Prill, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET