• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Zyrtarët më të lartë të PVD të vetmit që kanë reaguar pas publikimit të Raportit të Komisionit Evropian për Serbinë: “Evropa dokumenton realitetin e mohimit institucional në Luginë”

5 Nëntor, 2025
in Lajme, Lugina
Zyrtarët më të lartë të PVD të vetmit që kanë reaguar pas publikimit të Raportit të Komisionit Evropian për Serbinë: “Evropa dokumenton realitetin e mohimit institucional në Luginë”
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Pas publikimit të Raportit të Komisionit Evropian për Serbinë për vitin 2025, në të cilin theksohet mungesa e progresit në respektimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave kombëtare, nga Lugina e Preshevës kanë reaguar vetëm zyrtarët e Partisë për Veprim Demokratik (PVD). Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë dhe kryetar i PVD-së, Shaip Kamberi, e ka cilësuar raportin si “instrument të së vërtetës” dhe “akt akuze ndaj realitetit të mohimit institucional” që përjetojnë shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Sipas tij, raporti evidenton pasivizimin e adresave, nën-përfaqësimin në institucione dhe mungesën e qasjes në arsim e gjuhë zyrtare – fenomene që, siç thekson Kamberi, shkelin standardet e Këshillit të Evropës dhe kriteret e anëtarësimit në BE. “Evropa nuk mund të mbyllë sytë para zhdukjes së heshtur administrative që po ndodh në këtë rajon,” shkroi Kamberi, duke kërkuar që gjetjet e raportit të shndërrohen në kusht politik për çdo hap të ardhshëm të Serbisë drejt Bashkimit Evropian.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe anëtar i kryesisë së PVD-së, Enkel Rexhepi, tha se raporti “konfirmon atë që flet Lugina” – se të drejtat e shqiptarëve nuk respektohen në mënyrë të barabartë. Ai veçoi si çështje thelbësore pasivizimin e adresave, nën-përfaqësimin në administratë, polici e drejtësi, si dhe vonesat në zbatimin e planit të veprimit për pakicat kombëtare. “Dinjiteti dhe barazia nuk mund të jenë premtime, por standarde. Këshilli Kombëtar Shqiptar do të vazhdojë të kërkojë zbatim të plotë të rekomandimeve të Komisionit Evropian dhe të Këshillit të Evropës,” shkroi Rexhepi.

Edhe Ardita Sinani, kryetare e Komunës së Preshevës dhe e degës së PVD-së në Preshevë, reagoi duke theksuar se “Evropa e vlerave nuk ndërtohet mbi mohimin e të drejtave”. Sipas saj, shqiptarët e Luginës përballen me pasivizim, nën-përfaqësim në institucione dhe mospërfshirje të barabartë në arsim dhe administratë publike. “Këto nuk janë shkelje teknike, por plagë të hapura të një politike përjashtuese,” shkroi Sinani, duke shtuar se Lugina nuk kërkon privilegje, por drejtësi dhe trajtim të barabartë.

Kryetari i degës së PVD-së në Bujanoc, Ragmi Mustafi, e quajti raportin “akt akuze ndaj një politike që i trajton shqiptarët si hije administrative”. Ai theksoi se Komisioni Evropian, në dokumentin SWD (2025) 755 final, ka përsëritur shqetësimin për kontrollet e adresave, duke kërkuar transparencë dhe shpjegim publik të metodologjisë. “Pasivizimi i adresave nuk është procedurë administrative, por mjet politik që e bën qytetarin shqiptar të padukshëm,” shkroi Mustafi, duke shtuar se raporti i vitit 2025 e vendos këtë çështje në kapitujt e sundimit të ligjit – pra, jo më si çështje lokale, por evropiane.

Nga partitë e tjera shqiptare në Luginë, deri tani nuk ka pasur reagime publike lidhur me raportin./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
4:47 am, 12 Dhjetor, 2025
temperature icon -0°C
i kthjellët
Humidity 88 %
Pressure 1023 mb
Wind 5 mph
Wind Gust: 5 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 6:53 am
Sunset: 4:00 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Reagime të ashpra në Luginë ndaj emërimit të Demo Berishës si ministër për të Drejtat e Njeriut

Analizë politike: Rreshtimet e partive politike të Luginës për zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

8 Dhjetor, 2025
Asfalti që sjell padi: Avokatët serbë po shtyjnë qytetarët drejt gjyqeve kundër komunave të Preshevës dhe Bujanocit, reagojnë Sinani e Pajaziti

Asfalti që sjell padi: Avokatët serbë po shtyjnë qytetarët drejt gjyqeve kundër komunave të Preshevës dhe Bujanocit, reagojnë Sinani e Pajaziti

8 Dhjetor, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET