• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së

25 Janar, 2026
in Lajme, Rajoni
Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se synon të marrë drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke vlerësuar se “ka ardhur koha” që kjo parti të rikthehet si forcë kryesore politike në vend.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti – ish-kryeministër i Kosovës në periudhën 2020–2021 – ka njoftuar se në Kuvendin e LDK-së, i cili do të mbahet më 31 janar, do të kërkojë mbështetjen e delegatëve për të udhëhequr partinë. Sipas tij, kandidimi vjen pas dorëheqjes së kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku, e cila u ofrua si pasojë e rezultatit të fundit zgjedhor.

Hoti e sheh këtë moment si një pikë kthese për LDK-në, duke lënë të kuptohet se partia ka nevojë për një riorganizim të thellë dhe një drejtim të ri politik, në mënyrë që të rifitojë besimin e elektoratit.

Ndërkohë, kryetari aktual Lumir Abdixhiku pritet që në të njëjtin Kuvend të kërkojë votëbesimin e delegatëve. Ai më herët kishte deklaruar se dorëheqja e tij do të formalizohej vetëm nëse Kuvendi i partisë voton për shkarkimin e tij.

Ende mbetet e paqartë nëse Abdixhiku do ta humbasë votëbesimin dhe nëse Kuvendi i 31 janarit do t’i hapë rrugë një gare të re për kreun e LDK-së, apo do të konfirmojë vazhdimin e udhëheqjes aktuale./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
10:50 pm, 22 Prill, 2026
temperature icon 8°C
të mbuluar me re
Humidity 57 %
Pressure 1018 mb
Wind 7 mph
Wind Gust: 18 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:41 am
Sunset: 7:21 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Policia e Kosovës kap taksistin te Dheu i Bardhë, dyshohet për kontrabandim migrantësh

Policia e Kosovës kap taksistin te Dheu i Bardhë, dyshohet për kontrabandim migrantësh

21 Prill, 2026
“Si Syla n’Bilaç”: Mustafi kritikon takimin e krerëve të Bujanocit me Vuçiqin

“Si Syla n’Bilaç”: Mustafi kritikon takimin e krerëve të Bujanocit me Vuçiqin

21 Prill, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET